LIBËR I RI

Një autoritet i ri pa dënime dhe pa dacka

Puna me prindër është më e bukura dhe më e kompletuara që më është dhënë ndonjëherë të bëj. Falë kësaj pune kam rigjetur kënaqësinë e jetës, një shpejtësi mendimi dhe veprimi. Le të provojmë te kemi të njëjten përvojë së bashku.

 “Nëpërmjet këtij libri, dilemat dhe sfidat e prindërve gjatë rritjes së fëmijës marrin një drejtim orientues dhe lehtësues. Rrëfimet e sinqerta dhe praktike të autores i ndihmojnë prindërit në përballimin e ankthit që përjetojnë në situata të ndryshme të sjelljeve të fëmijëve. Gjithashtu i ndihmon ata për t’i zgjidhur këto situata, duke u dhënë atyre besimin se mund t’ia dalin mbanë pozitivisht në procesin e rritjes dhe të edukimit të fëmijëve. Ky libër udhëzues u ofron prindërve burimin e suksesit, dukë mënjanuar me mençuri dhe durim format e papërshattshme të prindërimit, ku ata mund të ndihen të frustruar dhe, si rrjedhojë, të dështuar. Në përfundim, mendoj se vlerësimi i këtij libri praktik meriton të vijë në jetë edhe nga lexuesit shqiptarë, me ‘guximin’ e prindërve për ta lexuar dhe pë ta praktikuar me fëmijët e tyre.” – Denada Toçe


Diçka mbi autoren

Catherine Dumonteil-Kremer është nënë e tre fëmijëve, autore, konferenciere dhe trajnuese. Ajo është ambasadore e shoqërimit të kujdesshëm të fëmijëve, si dhe bën trajnime mbi prindërimin pozitiv, të përshatur për prindërit dhe profësionistët.


...Nga përvoja ime si nënë kam pasur përfitime mahnitëse dhe kam bërë zbulime të shumta. Doja më shumë se çdo gjë vajzën time, por gjatë gjithë kohës më duhej të luftoja kundër një ndjesie dhune, të cilën e dominoja me shumë mundim dhe që nuk ia njihja prejardhjen. Nga përvoja profesionale dhe nga kërkimet e mia, kisha fituar bindjen që dacka nuk ishte një zgjedhje e përshtatashme, por përballë vajzes sime dyvjeçare më duhej të përdorja thesarin gjenial mendor, për të mos lejuar që zemërimi im të dilte në sipërfaqe.


Kam ecur në një rrugë të gjatë e të mbushur me pengesa e me çarqe të ngritura nga fëmijëria ime, që nuk e ndieja asnjëherë larg. Përfundova duke kuptuar detyrën time thelbësore: roli im si prind qëndron te mirëpritja, dëgjimi dhe mbështetja e fëmijës, i cili, sapo lind, kërkon gjithçka që e ka të nevojshme për t’u rritur. Megjithëse nganjëherë jemi në mosmarrëveshje me të vegjlit tanë, për sa i përket drejtimit që duhet të marrin, ka githmonë zgjidhje të mundura, kreative, duke respektuar çdo njërin prej nesh.


Puna me prindër është më e bukura dhe më e kompletuara që më është dhënë ndonjëherë të bëj. Falë kësaj pune kam rigjetur kënaqësinë e jetës, një shpejtësi mendimi dhe veprimi të konsiderueshëm, kapacitete bashkëpunimi të jashtëzakonshme, një kreativitet të papritur, si dhe shumë elemente të tjera që flinin brenda meje. Le të provojmë te kemi të njëjten përvojë së bashku.


Librin mund ta porosisni këtu



(Portali Shkollor)

2,393 Lexime
4 vjet më parë