BOTIM I RI

Njihuni me historitë që ndriçojnë në veprën "Nata, dritat"

Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it. Meyer-i luan tingujt e kohës së tij me fjali të ashpra, të thukëta, por delikate. "Unë dua të shkruaj histori që ndriçojnë”, shprehet ai për tregimet e librit Nata, dritat.

Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it. Meyer-i luan tingujt e kohës së tij me fjali të ashpra, të thukëta, por delikate. "Unë dua të shkruaj histori që ndriçojnë”, shprehet ai për tregimet e librit Nata, dritat.


Personazhe të çuditshme mbushin tregimet e Clemens Meyer-it: një burrë i divorcuar që shpenzon të gjitha paratë në baste garash, duke shpresuar që të fitojë për të mbuluar shpenzimet për shërimin e qenit të tij; boksierë, të burgosur, të pastrehë dhe ëndërrimtarë, që bredhin në qytetet e natës etj. Nëpërmjet ngjarjeve që zhvillohen në apartamente të vogla, depo të shkreta, burgje dhe buzë lumit, Meyer-i godet të tashmen e ashpër dhe gjen dritat që shkëlqejnë në errësirë. Ai luan tingujt e kohës së tij me fjali të ashpra, të thukëta, por delikate; tregon për iluzionet e mëdha, për dëshirat dhe vetminë. Nga një tregim i shkurtër i këtij vëllimi mund të bëhet një film i madh. “Unë dua të shkruaj histori që ndriçojnë”, shprehet ai për tregimet e librit "Nata, dritat".


Rreth Clemens Meyer-it

Clemens Meyer është një ndër autorët e rinj gjermanë më të njohur, i cili kryesisht shkruan përmbledhje me tregime. Është nderuar me çmimin e Panairit të Lajpcigut. Librat e tij cilësohen si thellësisht realistë dhe të shkruar me një stil të ngjashëm me atë të klasikëve amerikanë të tregimit të shkurtër, si të Ernest Hemingëay-t dhe Richard Ford-it. Shumë prej tregimeve të tij të shkurta janë bërë filma.


Rreth përkthyeses Anna Kove

Anna Kove (Anrila Spahija) është përkthyese e gjuhës gjermane. Ajo ka sjellë në shqip autorë të njohur, mes të cilëve nobelisten Herta Müller, Paul Celan, R. Auslaender dhe I. Bachman etj. Ka studiuar në Universitetin Europian të Viadrina-s. Përveçse përkthyese, është autore e librave Shën Valentin ku ishe, Djegë ujërash, Nimfa e pemës së humbur, Kambanat e së dielës. Europäisches Übersetzerhaus – Kollegium Nordrhein-Ëestfalen in Straelen e.V., Gjermani, i mundësoi përkthyeses qëndrimin në rezidencë për përkthimin e librit "Nata, dritat".



(Portali Shkollor)

1,358 Lexime
4 vjet më parë