Hong-Kong

Nxënësi nga Durrësi, i treti në olimpiadën e matematikës

Nxënësi Gledi Kallço u vlerësua me medalje bronzi në këtë Olimpiadë duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë. Po kështu, bashkë me të ishin edhe 5 nxënës të tjerë shqiptarë.

Nxënësi Gledi Kallço është renditur i treti në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që u zhvillua në Hong-Kong. Kallço u vlerësua me medalje bronzi në këtë Olimpiadë duke ngritur lart flamurin e Shqipërisë. Po kështu, bashkë me të ishin edhe 5 nxënës të tjerë shqiptarë.

Mësohet se nxënësi nga Durrësi nuk kishte asnjë mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit apo institucione të tjera shtetërore. Të gjitha shpenzimet u mbuluan nga familja. Pjesëmarrja në olimpiadë iu kushtoi prindërve të nxënësit 1500 euro.

Në këtë olimpiadë morën pjesë nxënës nga 119 vende të ndryshme të botës.

729 Lexime
3 vjet më parë