Vlerësimi

Nxënësit i dërgojnë letër mësuesit

Mentor Hajrizi, mësimdhënës i gjuhës shqipe në njërën nga shkollat e mesme të larta të Kosovës, ka arritur që me ngrohtësinë e tij t'i bëjë për vete nxënësit me të cilët punon. Këtë po e dëshmojnë tani shumë letra të nxënësve adresuar atij

Të fitosh zemrat e nxënësve si një mësues i ri në moshë, është thuajse sikur ta prekësh pikën më të lartë të universit.

Yjet shndrisin në qiell netëve të vona shumë vetëm që në të nesërmen ta furnizojnë me dritë mësuesin që i do thellë nxënësit e tij dhe që punon sistematikisht me ta, pasi ai atyre synon t'u hapë shtigje të reja udhërrëfyese për jetën.

Drita e yjeve mishëron punën e zellshme e sublime të një mësuesi të dashur, pedagog dhe subtil, edhe atëherë kur nxënësit dinë t'ia cingërisin nervat shpesh.

Mentor Hajrizi, mësimdhënës i gjuhës shqipe në njërën nga shkollat e mesme të larta të Kosovës, ka arritur që me ngrohtësinë e tij t'i bëjë për vete nxënësit me të cilët punon. Këtë po e dëshmojnë tani shumë letra të nxënësve adresuar atij, por njërën prej tyre që do ta shpalosim më poshtë është pikante dhe atë e ka shkruar një maturant që e falënderon për dashurinë që ka treguar përherë me të dhe shokët e tij.

Maturanti Bastri Rrustemi nga gjimnazi "Eqrem Çabej" i Vushtrrisë, në emër të tij dhe të shokëve po ashtu, i ka shkruar kështu mësuesit Mentor (siç e quan ai):

"Mësuesi im!

Mënyra si na trajtove dhe si na përcolle mësimin, bëri që të dashurohemi me ty dhe përmes teje me librat.

Gjithçka që shkruhej në to, mundohesha ta transferoja në hardiskun tim të trurit përmes sqarimeve tua të mrekullueshme dhe t'i ruaj ato për të mos u fshirë asnjëherë.

Me respekt, nxënësi yt i dashur."

5,140 Lexime
7 vjet më parë