Opinion

Nxënësit, i kam në sytë e mi...

Bashkë me ju të rinj, bashkë me ju prindër, do ecim vetëm para. Por dua t’ju them se duhet të vazhdojmë, të sfidojmë veten. Mos t’i minimizojmë ëndrrat tona për t’iu përshtatur realitetit dhe së shkuarës, gjithashtu edhe të ardhmes. Pa ju s'ka kuptim ky vend...Mos e braktisni vendin tuaj!

Po e nis me ketë titull: I kam në sytë e mi...

Si një trëndafil i pa ujitur, që ëndrrat janë duke pritur, ndaj i kam fëmijët në sytë e mi. 

Mendoj dhe besoj qe nuk jam as e para dhe as e fundit teksa bëhet fjalë, për vete nxënësit e AMU të cilët kanë hasur pengesa nga më të ndryshmet jo vetëm gjatë CU arsimit fillor por dhe mënyra sesi ata e kanë marrë shpjegimin nga mësuesit gjatë këtyre viteve. 


Ku ndodhemi ne sot?

Familjarë që braktisin vendin bashkë me fëmijë minorenë, ku nëpër shkollat e gjithë vendit po bie numri i nxënësve. Gjithashtu kemi maturantë që sapo mbarojnë shkollën e mesme duan të ikin nga ky vend. Nuk e kanë dëshirën të vazhdojnë një shkollë për një të ardhme. 

Shifrat janë tepër marramendëse.

E ngre zërin sepse të ardhmen e fëmijëve e shoh me sytë e mi dhe ashtu dua t’i kem në sytë e mi. Dëshiroj të arsimohen e të punojnë në vendin e vet. .

Perse rinia shqiptare po largohet sot? 

Kjo, jo për shkak se universitet tona nuk janë të mira besoj, por mendoj se avantazhet dhe tregu i punës janë më të mirë, edhe pse do jenë larg prindërve, larg vendit të tyre.

Mbase po, mbase jo, gjendja aktuale në të cilën po jetojmë tani sidomos në pjesën e arsimit dhe të tregut te punës siç e përmendem pak më lart, është tepër shqetësuese për vetë shkollat 9- vjeçare, maturantët dhe studentet, gjithashtu dhe për çdo prind që mundohet për të mirën e fëmijës së vet. 


Pothuajse nuk është hera e parë dhe as e fundit që arsimi ynë përballet nga çështje nga më të ndryshmet ose dhe nga ndryshimet qe mund të bëhen në ligje. Një arsye shumë e fortë përsa i përket universiteteve ne Shqiperi është mos pagesa e tarifës studentore për një pjesë studentësh. Po ata maturantë që janë ekselentë dhe prindërit e tyre nuk i kanë mundësitë t’i arsimojnë nëpër universitete? 

Vetëm qendra e organizates studentore në disa raste e ka ngritur zërin besoj si një problem shumë të rëndësishëm këtë fakt, dhe për mendimin tim mendoj se kjo ishte një çështje shumë e diskutuar. Por a mendoni se do të ketë një arsim falas ne Shqipëri? 

Unë nuk e mendoj aspak këtë çështje sepse kjo ndikon shumë tek qeveria për shkak të tarifave studentore të cilat janë të ligjshme për t’u paguar, ndonëse në disa vende të tjera të Europës nuk ka tarifa studimi përsa i përket studentëve që duan të studiojnë. Edhe pse jemi në hapat e duhura dhe të drejta ne lidhje me arsimin, shumë nga ne hasin edhe me çështje të ndryshme. 

Të jesh edukues dhe mësimdhënës sot do të thotë të bësh edhe shumë detyra të përgjithshme përveç punëve kryesore. 

Mund të them se vetë arsimi ynë ka disa mungesa akoma në këtë drejtim, sepse po shohim dhe në ditët e sotme pedagog e mësues të cilët janë me tituj te ndryshme plagjiature dhe akoma vazhdojnë e japin mësime nëpër fakultete,  dhe sigurisht kjo është diçka e pa tolerueshme dhe tepër e padrejtë. Ndërsa nga ana tjetër pjesa më e mirë e një arsimi të duhur që ministria ka bërë është ajo e marrjes në testim të të gjithë mësueseve.

Ne mbase si vend jemi një vend i vogël por, ama një vend me goxha potencial studentesh ekselent qe ia kane dalë mbanë duke na bërë krenar për vetë arritjet. 

Shpresoj që edhe nxënësit që nuk i kanë mundësitë financiare të mbështeten për të vazhduar arsimin. Se ky vend bëhet nga njerëzit e ditur dhe jo nga të paaftët. Arsimi i lartë është çelësi kryesor i suksesit, garancia e një të ardhme të sigurt. 

“Arsimimi është si mali: sa më e lartë ngjitja, aq më e gjerë pamja”

Si një person që më pëlqen të frymëzojë të tjerët, edhe unë duhet të pranoj se frymëzohem nga disa persona përgjatë jetës sime. Ata janë nxënësit e mi. Janë brezat të cilët i kam edukuar prej 25 vitesh. Si frymëzim për mua janë të gjithë ata persona që kanë kaluar nëpër shumë vështirësi dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar. Ndaj e them me të madhe:


                                                    I KAM NË SYTË E MI 


Të dashur nxënës!

Të dashur ish nxënësit e mi që sot jeni studentë por disa mund të jenë bërë dhe familjarë...

Fjalët që do të ndaj me ju, janë të gjitha mësime që unë i kam marrë nga mësuesit e mi. 

Ju jeni qindra të rinj, të aftë dhe të vendosur për t’ia dalë mbanë. Të rinj që mësoni dhe të prekni suksesin që meritoni, pa u dorëzuar. Mos u largoni por kërkoni të drejtat tuaja për një arsim sa më cilësor për vete apo dhe ju prindër që kërkoni të ikni nga ky vend për një të ardhme sa më të mirë për fëmijët tuaj. Mos e braktisni vendin tuaj. Pa ju s'do ketë të ardhme ky vend. Së bashku me ju kam diskutuar fillesat e suksesit, të cilat janë ARRITJET.

Si kemi ecur përpara? Çfarë sekretesh na mësoi jeta universitare ? Çfarë sekretesh na mësoi jeta kolektive në grup apo në familje?

Që t’ia dalësh mbanë sot nuk mjafton të ëndërrosh, as të bësh ca gjëra mirë; duhet të stërvitesh fort në mendje dhe në zakonet e përditshme. 

Të stërvitësh zakonet, të stërvitësh forcën, të bëhesh i domosdoshëm; “mos të kenë çfarë të bëjnë pa ty”; kjo është çështja.

Të bësh gjënë e duhur nuk është aspak e lehtë. Unë jam një ndër ato mësuese që kam bërë shumë për këtë vend dhe pse jam e zhgënjyer përsëri unë do të luftoj fortë, bashkë me ju. Bashkë me ju të rinj, bashkë me ju prindër, bashkë me të drejtat tuaja do ecim vetëm para. Pa ju s'ka të ardhme. Por dua t’ju them se duhet të vazhdojmë, të sfidojmë veten. Mos t’i minimizojmë ëndrrat tona për t’iu përshtatur realitetit dhe së shkuarës, gjithashtu edhe të ardhmes. 


Keni qenë e do të mbeteni të dashur fëmijë, në mendje e në zemër...

Pa ju s'ka kuptim ky vend. ..

Pa ju s'ka të ardhme. ..

Pa ju s'ka arsim e përkushtim...

Mos e braktisni vendin tuaj! 

Studioni e ngrini zërin për çdo padrejtësi, për çdo qindarkë që ju kërkojnë nëpër shkolla. 

Ngrini zërin për të ardhmen tuaj ndaj unë ju kam mbështetur e do t'ju mbështes deri sa të kem frymë...

Ju kam e do t'ju kem në sytë e mi...



Nga M.Xhindi

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,527 Lexime
1 vit më parë