Olimpiada e matematikës, çmimi i tretë shkon në Kosovë
“Të fitosh medalje në një olimpiadë kaq prestigjioze patjetër që ka qenë një përvojë e mirë. Kam dëshirë që kjo medalje të jetë një shtysë për institucionet që të përkrahin sa më shumë matematikën në Kosovë”.
Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që u mbajt në Hong Kong Kosova u vlerësua me çmimin e tretë. Doruntina Sylejmani, nxënëse e klasës së XII-të mori medalje të bronztë.
Fituesja e çmimit të tretë u shpreh se kjo medalje për të është një shtysë që të punojë sa më shumë edhe në të ardhmen në këtë degë.
“Të fitosh medalje në një olimpiadë kaq prestigjioze patjetër që ka qenë një përvojë e mirë. Kam dëshirë që kjo medalje të jetë një shtysë për institucionet që të përkrahin sa më shumë matematikën në Kosovë”, tha nxënësja e Kolegjit Mehmet Akif, Doruntina Sylejmani.
Profesori Ramadan Limani, kordinator i ekipit të Kosovës që mori pjesë në Olimpiadën e 57- të të Matematikës, duke e vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm prezantimin e ekipit nga kosovar.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami priti në takim ekipin e nxënësve të Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që uzhvillua në Hong-Kong.
Ministri Bajrami vlerësoi prezantimin e nxënësve kosovarë në këtë garë, veçanërisht suksesin e nxënëses Doruntina Sylejmani, fituese e medaljes së bronztë. “Doruntina është amabasadori më i mirë i Republikës së Kosovës sepse ka arritur që me shumë dinjitet të përfaqësojë sistemin arsimor dhe të tregojë se ne kemi të rinj inteligjentë”, tha ministri Bajrami.
Kosova fitoi medaljen e bronztë në një garë ku morën pjesë 109 shtete dhe mbi 600 përfaqësues të këtyre shteteve.
MASHT ka përgëzuar ekipin përfaqësues duke premtuar më shumë mbështetje për nxënësit që shkëlqejnë në matematikë.
Mësuesja Ilda Alushaj, 42 vite përkushtim në arsimin shqiptar
Konkurs në lëndën e kimisë nga nxënësit e klasave të 9-ta në shkollën “Gjon Ndoci” Bushat
Vendi im, dashuria ime më e madhe