Model

Orë digjitale në lëndën Qytetari X

Ora e parë digjitale që ju sjellim sot është realizuar në shkollën “Arsakeio e Tiranës” me mësuesen Eljana Brahja. Autorja e tekstit të qytetarisë 10 Albas ishte e ftuar në këtë shkollë për të realizuar një orë mësimi me klasën e 10.

Portali Shkollor do të sjellë për ju orë digjitale të realizuara në shkolla të ndryshme në vend. Planifikimi i orës së mësimit dhe realizimi i saj i regjistruar në video. Në do jemi hap pas hapi më mësuesin që nga momenti që hyn në shkollë derisa del nga klasa për t’ju treguar ju se si realizohen orë model dhe se si ju mund t’i realizoni në klasat tuaja.


Ora e parë digjitale që ju sjellim sot është realizuar në shkollën “Arsakeio e Tiranës” me mësuesen Eljana Brahja. Në këtë shkollë nuk punojnë me tekstin qytetari X, botime shkollore Albas e për këtë arsye nxënësit nuk ishin njohur me platformën shkollore albas për tekstet digjitale. 


Autorja e tekstit të qytetarisë 10 Albas ishte e ftuar në këtë shkollë për të realizuar një orë mësimi digjitale me klasën e 10. Ne e ndoqëm nga afër dhe e sjellim te ju të plotë këtë material, ditari, foto dhe video. 


Ne kemi shmangur pjesën ku mësuesja bën apelin, kur pyeten nxënësit duke u fokusuar te shpjegimi, mënyra e komunikimit me nxënësit etj.

Fusha: Shoqëria dhe mjedisi

Lënda: Qytetari

Shkalla: 5

Klasa: 10

Tematika: Shëndeti

Tema mësimore: Shëndeti si e drejtë themelore

Situata e të nxënit: “Jo ari dhe argjendi, por shëndeti është pasuri e vërtetë” Mahatma Gandi


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

- Jep përkufizimin për termin shëndet.

- Vlerëson shëndetin si një e drejtë njerëzore duke treguar mbrojtjen e tij në realitetin shqiptar.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja: 

• Përkufizon termin shëndet.

• Kupton rëndësinë e shëndetit si një e drejtë themelore e njeriut.

• Argumenton lidhjen e së drejtës për shëndet me të drejta të tjerë të njeriut.


Fjalë kyç:

- Shëndet 

- Shëndet fizik

- Shëndet mendor

- Shëndet social

- Kujdes shëndetësor


Burimet 

- Teksti mësimor

- Teksti digjital

- Fletoret e klasës


Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:

- Edukim shëndetësor

- Edukim fizik

- Psikologji 


Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

E- Marrëdhëniet pyetje-përgjigje (MPP)

R- Të lexuarit në bashkëpunim

R- Rrjeti i diskutimit


Organizimi i orës së mësimit

a. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme (Marrëdhëniet pyetje-përgjigje)

Mësuesja u drejton nxënësve disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra në mësimet e kaluara.

- Si mund ta përcaktoni kuptimin e termit “Ligj”?

- Cilat janë disa nga llojet e ligjeve?

- Çfarë kuptoni me temin “Kushtetutë”?

- Cilat janë disa nga parimet e Kushtetutës?

- Çfarë funksionesh ka shkolla?


Për të bërë lidhjen me temën që do të  shpjegohet në vazhdim, mësuesja shtron pyetjen:

- Cilat janë disa nga të drejtat e njeriut?

Ndër të tjerat, mësuesja kujdeset që të dalë në pah dhe e drejta për të pasur një shëndet sa më të mirë. 


b. Ndërtimi i njohurive të reja ( Të lexuarit në bashkëpunim )

Gjatë kësaj faze mësuesja përdor tekstin digjital (foto, video, kuriozitete). 

Ajo orienton nxënësit të marrin informacion rreth çështjeve të mësimit dhe të arrijnë në një përcaktim të termit shëndet.


Gjithashtu, nxënësve u kërkohet të shpjegojnë termat: shëndet fizik, shëndet mendor, shëndet social.  

Duke bashkuar mendimet e nxënësve dhe nën kujdesin e mësueses theksohet përkufizimi i termit shëndet sipas OBSH-së. 

- Mësuesja diskuton me nxënësit rubrikat e tekstit, A e dini se...

- Shohin foto dhe diskutojnë rreth tyre.

- Shpjegojnë domethënien e logos së shëndetit. (Gjarpri i Asklepit). 

- Nxënësit shohin videon e paraqitur në tekstin digjital dhe diskutojnë se si mund të kujdesen për një shëndet sa më të mirë.


c. Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura (Rrjeti i diskutimit)

Nxënësit orientohen drejt rubrikës: Reflektoni në mënyrë kritike. Lexojnë për pak minuta dhe diskutojnë çështjet e saj. 


Mësuesja kërkon nga nxënësit të reflektojnë rreth shprehjes “E drejta për kujdes shëndetësor do të thotë që spitalet, klinikat dhe qendrat shëndetësore, të ofrojnë shërbimet e tyre për njerëzit, si dhe të shërbejnë me cilësi të mirë për këdo në mënyrë të barabartë”.


Vlerësimi 

Nxënësit vlerësohen për qartësinë e mendimit dhe për lidhjen e temës me njohuritë e tyre të mëparshme.


Detyrat dhe puna e pavarur 

Nxënësit orientohen të punojnë në shtëpi rubrikën: Veprimtari, Fq. 55.


Punoi: Eljana Brahja

(A. Hoxhaj; A. Dudija; E. Brahaj; Portali Shkollor)

11,118 Lexime
6 vjet më parë