"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë mësimore digjitale, dituri natyre IV

Orë digjitale në lëndën e dituri natyre, klasa IV, me nismën "3 lëndë në 6 orë" në shkollën 9- vjeçare "Martin Camaj" në Shkodër. Falenderojmë drejtorinë e shkollës dhe mësuesin Neritan Durro që morën këtë nismë, në kuadër të mësimit digjital.

Lënda: Dituri Natyre

Shkalla: II

Klasa: IV

Mësuesi: Neritan Durro

Shkolla 9-vjeçare: “Martin Camaj”, Shkodër

Tema 1: Përthyerja e dritës

Tema 2: Reflektimi dhe përhapja

Objektivat: Në fund të orës, nxënësi të jetë i aftë:

  • të dijë se ç’është përthyerja dhe si shkaktohet.
  • të mësojë se ç’është reflektimi, rrezja e rënies dhe rrezja e pasqyruar.
  • të provojë dukuritë e përthyerjes, reflektimit dhe përhapjes së dritës.
  • të tregojë 2-3 përdorime të vetisë së pasqyrimit.
  • të përshkruajë parimin e ndërtimit të thjerrave.

Koha: 90’

Fjalë kyç: - përthyerje, pasqyrim, reflektim, difuzion, thjerre, lupa

Aftësitë: të kuptuarit, të interpretuarit, të eksperimentuarit, të shkruarit, të shprehurit.


Struktura e mësimdhënies



Fazat e strukturës Metodat mësimore Veprimtaria e nxënësve Koha
Parashikimi Pyetja sjell pyetjen Diskutimi i ideve 15’
Ndërtimi i njohurive Vëzhgim, lexim përmbledhës-diskutim  
nxënit në bashkëpunim
30’
Përforcimi Eksperimente - Tabela e koncepteve Paraqitje grafike e informacionit 45’


Zhvillimi i mësimit

Ora I

Parashikimi: (Pyetja sjell pyetjen-15’)

Hapi i parë: (5’)- Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme. U drejtohen disa pyetje për të kontrolluar përvetësimin e njohurive të marra.

- Çfarë dini për dritën?

- Cili e ka shtëpinë larg shkollës?

- E dini sa minuta i duhen dritës për të mbërritur nga Dielli në Tokë?

- Si shpjegohet që ne dimë se Dielli është shumë larg nga Toka?

- A dini ndonjë shpejtësi tjetër të madhe në natyre?


Hapi i dytë: (10’) - Për të bërë lidhjen me temën e re, u drejtohen disa pyetje.

- Mendoni se drita përhapet me të njëjtën shpejtësi në trupa të ndryshëm? Pse mendoni kështu?

Nxënësit krahasojnë veten e tyre duke vrapuar në asphalt, pastaj duke kaluar në bardhë në fund në rërë.

- A do të ndryshojë shpejtësia juaj?

Ndërtimi i njohurive: (Vëzhgim-Lexim përmbledhës – Diskutim -30’)


Hapi i parë: (10’)-Leximi i problemit në libër. U vendoset libri digjital dhe përmes një filmi të shkurtër, që do të shfaqet, gjejnë përgjigjet për pyetjet.

A të duket sikur pjesa e këmbëve në ujë është më e shkurtër?

- Pse lapsi duket i thyer?                                                  

- Pse ndodh kjo?

- Jepet përkufizimi për përthyerjen e dritës dhe shkaqet që çojnë në përthyerjen e dritës.

Hapi i dytë: (10’) Përsëri do të shfaqet një video tjetër, ku nxënësit do të njihen më nga afër me dukurinë e reflektimit.


Diskutojnë rreth pyetjeve:         

- Çfarë është rrezja rënëse?

- Çfarë është rrezja e pasqyruar?


Hapi i tretë: (10’)- Përsëri nxënësit shohin në video - projektor një skemë që shpjegon më se miri dukurinë e përhapjes së dritës (difuzionit).

- Më pas jepen njohuri për thjerrat dhe pjesët e mikroskopit, përmes fotove dhe videove.

5 minuta pushim

Ora II

Hapi i parë: (15’)- Nxënësit zhvillojnë eksperimente në lidhje me përthyerjen, reflektimin dhe përhapjen e dritës.

Hapi i dytë: (15’)-Do të përforcojnë njohuritë e reja, duke plotësuar tabelat e mëposhtme;

Dukuria Çfarë është? Shkaku Ku përdoret?
Përthyerja      
Reflektimi      
Përhapja      

 

 

  Thjerrat  
Përbërja Vetitë Funksioni
     


-Më pas në fletore do të punojnë ushtrimin e mëposhtëm;

Vizato sipas dukurisë fizike.

Hapi i tretë: (10’) - Diskutim rreth ushtrimeve që punuan.

- Jepen kuriozitete për mikroskopet në video projektor.

Detyrë shtëpie: (2’)- U jepet; eksperimenti në fund të faqes 110.

Mbyllja: (Vlerësimi-3’)- Vlerësohen nxënësit;

• Për pjesëmarrjen gjatë orëve.

• Për diskutimet në grup rreth videove që u shfaqen.

• Për argumentimin e përgjigjeve.

• Për eksperimentet e zhvilluara.

• Për punën me shkrim.

(Portali Shkollor)

10,433 Lexime
6 vjet më parë