Kosovë

Panairi i Librit, takohemi në stendën e Albas në Prishtinë

Ju presim në stendën e Albas me mbi 50 tituj të rinj dhe ju ftojmë të takoni disa nga autorët e librave sipas një agjende të përcaktuar. Mos mungoni në stendën e Albas në Panairin e Librit nga data 05 deri në 10 qershor.

Shtëpia botuese ALBAS në Panairin e Librit sjell mbi 50 tituj të rinj për fëmijë dhe të rritur. Në stendën tonë do të gjeni libra të cilët përfshijnë të gjitha grup moshat: libra për bebe, libra me tinguj zanorë për fëmijë, libra të posaçëm për lexuesit fillestarë, libra për parashkollorin, tekstet shkollore dhe digjitale, libra akademikë, libra artistikë për fëmijë dhe të rritur, libra psikologjik dhe studime.


Për fëmijët e moshës mbi tre vjeç Albas sjell “Mësimet e pianos” nga Sonila Kapidani dhe “Arushi i Bardhë i Ëndrrave” nga psikologia Denata Toçe.


Seria “Klasikët për të vegjël” që është gjithashtu i përshtatshëm për fëmijët moshës mbi 3 vjeç sjell gjashtë tituj të rinj: “Drakula”, “Aventurat e Hakëlber Finit”, “Robin Hudi”, 

“Romeo dhe Zhulieta”, “Don Kishoti” dhe “David Koperfildi”.


Seria “Një familje e paparë” e përshtatshme për fëmijë të moshës mbi 7 vjeç pasurohet me katër tituj të rinj: “Pieri ndërron profesion”, “Futbolli nuk është vetëm për djem”, “Ema e ka mendjen veç të hajë” dhe “Në shtëpinë e Zhanës është tmerr”.


Autorët shqiptarë për fëmijë mbi 8 vjeç sjellin: 


“Gjyshi në kornizë” nga Ermir Nika. Në këtë libër, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë.


“Na ishte dy herë”, ky botim përmban 5 përralla: Trimi, Lisa dhe peshku i dëshirave,  Rroni në kopshtin zoologjik, Një letër për babadimrin, Princesha Zana dhe medaljoni magjik, Drini shkencëtari. Të gjitha përrallat shoqërohen me ilustrime plot ngjyra, që e bëjnë mjaft të këndshëm leximin.


Nga seria e letërsi italiane për fëmijë vijnë në shqip këta tituj: “Historia e pabesueshme e Lavinjës”, “Një jashtëtokësor në familje”, “Shtrigushja ime”, “Matia dhe gjyshi”, “Gjyshi im ishte një pemë qershie” dhe “Stralisku”.


Seria “Më quajnë...” e përshtatshme për fëmijë të moshës mbi 9 vjeç vjen me tre tituj të rinj: “Më quajnë... Arkitekt Sinani”, “Më quajnë... Musine Kokalari”, “Më quajnë... Mbretëresha Teutë” dhe “Më quajnë...  Ibrahim Kodra”.


“Syri i ujkut” i autorit Daniel Pennac vjen në shqip nga Amantia Kapo.


“Antologji me krijime në gegërisht” është një libër i përshtatshëm për fëmijë të moshës mbi 10 vjeç.


Seria “Klasikët për fëmijë” vjen me tre tituj të rinj: “Hajdi”, “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi” dhe “Poliana”.


“Mitologji shqiptare” nga Tonin Çobani është një tjetër libër i ri të cilin do ta gjeni në stendën e Albas në Panairin e Librit. 


Poezia mistike

Antologjia Kahlil Gibran

Dashuria, Hyjnorja, Krijimi


Në zhanrin letërsi artistike për të rritur vijnë këta tituj të rinj: “Historia e një kordhe”,  “Historia e rrëmujës”, “Ju shkruaj në errësirë” dhe “Lidhëse”.


"Tantra", dashuria trup-shpirt është libri psikologjik që sjell Albas nën përkthimin e Olta Cankës dhe Genci Muçollarit. 


Portofoli i nxënësit për gjuhën shqipe 6 dhe gjuhën shqipe 7 janë përgatitur nga Kreuza Bardhi dhe Hyrë Rexha.


Mësues, nxënës, prindër dhe lexues ju mirëpresim të gjithëve në Panairin e Librit te stenda e ALBAS nga data 05.06.2018 deri në datën 10.06.2018.


(Portali Shkollor)

2,393 Lexime
5 vjet më parë