PANAIRI VEROR

Panairi Librit në Prizren, Albas prezantohet me mbi 20 tituj të rinj librash këtë verë

Shtëpia botuese “Albas” që nga data 28 korrik e deri më 1 gusht 2021 merr pjesë në Panairin e Librit që po mbahet në Prizren, te “Sheshi i Lidhjes”. Dashamirës të librit ftohet të marrin pjesë për t’u njohur me titujt e rinj të librave të kësaj vere.

Është hapur këtë të mërkurë Panairi i Librit në Prizren.


Nga organizator të këtij panairi është njoftuar se dashamirës të librave mund të bëhen pjesë e tij nga data 28 korrik deri më 1 gusht, nga mëngjesi deri në mbrëmjet e këtyre ditëve verore. 

Panairi në fjale është organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe mbështetur nga Drejtoria e Kulturës. 


Nëpërmjet këtij panairi librash ju mund të njiheni me titujt më të rinj që janë botuar kohët e fundit, si për lexuesit e vegjël, ashtu edhe për të rriturit.


Shtëpia botuese “Albas” prezantohet me mbi 20 tituj të rinj librash këtë verë, teksa në stenda do të gjeni padyshim edhe botime të mëparshme të të gjitha kategorive dhe për të gjitha grupmoshat. 


Evente të tilla që i bëjnë bashkë të gjithë lexuesit, ndryshe quhen si evente të dijes! 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,990 Lexime
2 vjet më parë