PROJEKT

Pasqyrimi dhe portretizimi i figurës së punonjësit të policisë përmes letërsisë dhe portretizimi i saj në arte dhe kinematorgrafi

Figura e punonjësit të policisë, ruajtësit të rendit dhe të qetësisë publike, është në qendër të projektit që ka filluar të zbatohet në qytetin e Korçës, me konceptues të projektit shkrimtarin dhe studiuesin Arian Leka.

Projekti: “Pasqyrimi dhe portretizimi i figurës së punonjësit të policisë përmes letërsisë dhe portretizimi i saj në arte dhe kinematorgrafi.” 

U hodh edhe një tjetër hap në ecurinë e projektit “Pasqyrimi dhe portretizimi i figurës së punonjësit të policisë përmes letërsisë dhe portretizimi i saj në arte dhe kinematorgrafi.” 

Figura e punonjësit të policisë, ruajtësit të rendit dhe të qetësisë publike, është në qendër të projektit që ka filluar të zbatohet në qytetin e Korçës, si një proces i hapur, komunikues dhe bashkëpunues mes Shoqatës “Poeteka” dhe nxënëve të gjimnazeve “Themistokli Gërmenji”, “Ymer Dishnica”dhe atyre të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi”.


Projekti titullohet “Pasqyrimi dhe portretizimi i figurës së punonjësit të policisë përmes letërsisë dhe portretizimi i saj në arte dhe kinematorgrafi” dhe realizohet si pjesë e Programit "Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri" (SCPA), që mbështetet nga qeveria suedeze dhe që bashkëpunon me Drejtorinë Vendore e Policisë në Korçë.

Faza e parë përgatitore e këtij projekti ka nisur herët, për t’u zhvilluar më tej  si fazë informuese në fillim të muajit maj, kur trupa pedagogike e shkollave të përzgjedhura “Themistokli Gërmenji”, “Ymer Dishnica” dhe “Sevasti Qiriazi”, falë punës së përkushtuar të grupit organizator dhe koordinatorit të projektit z. Erget Cenolli, u njoh me projektin, synimet, qëllimin pse zhvillohet dhe struktura e veprimit. Në këtë fazë, mësuesit e lëndës së letërsisë të shkollave përkatëse, Mateo Zguri, Eliona Jatagani dhe Sofjola Ngjela, si edhe ata të psikologjisë, u njohën me materialet e didaktike të përgatitura enkas, përmes së cilave zhvillohej ky projekt. 

Mësuesit e shkollave i kishin shpërndarë me kohë materialet në grupet e përcaktuara të nxënësve, duke veçuar në to jo vetëm nxënës me prirje e talent në fushën e letërsisë e të përkthimit, lexues dhe adhurues të librit e filmit, por edhe nxënës të tjerë që shfaqën interes mbi tematikën dhe që kishin pasur dhe kishin përvoja mbi punën në fushën e policimit në komunitet dhe se çfarë përfaqëson e çfarë domethënie ka figura e punonjësit të policisë për shoqërinë shqiptare.

 


 

Projekti hyri në një fazë më të thellë zhvillimi duke marrë formë më të plotë në datën 23 maj 2019, kur në mjediset e shkollave “Themistokli Gërmenji”, “Ymer Dishnica”dhe “Sevasti Qiriazi” u zhvillua edhe një tjetër fazë e projektit, i cili u ndal në këto përvoja. 


Konceptuesi i projektit shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka, së bashku mësuesit, nxënësit dhe me praninë edhe të specialistëve brenda strukturës së Policisë së Shtetit. Mes të pranishëmve ishte dhe dha kontribut të çmuar edhe  eksperti i fushës së policimit në komunitet, z. Besnik Bakiu, pranë Ministrisë së Brendshme si dhe mësuesit e psikologjisë në shkolla. Veprimtaritë u ndoqën dhe u përcollën nga gazetaret Daniela Zisi (nga ABC NEWS) dhe Lorena Korda (News 24, Balkanweb). 


U zhvilluan 3 modele të ndryshme mbi temën, sipas veçantive që kishte secila shkollë dhe secili grup nxënësish. Në njërën prej shkollave iu kushtua vëmendje më e madhe trajtimit të projektit si retrospektive historike deri në trajtimin e përvojave bashëkohëkohore lidhur me policimin në komunitet. Në tjetrën iu kushtua vëmendje nxitjes së nxënësve në bashkëveprim, dialog dhe debat mbi paraqitjen dhe nevojën për bashkëveprim dhe në tjetrën rreth bashkëpunimit me nxënësit për të nxitur modele të reja përmes punës krijuese, eseve dhe përkthimit.

Gjatë aktivitetit, nxënësit lexuan krijime të tyre në poezi dhe ese kushtuar figurës së punonjësit të policisë. Ata gjithashtu paraqitën krijimtari të poetëve anglezë dhe francezë, kushtuar kësaj figure, duke diskutuar së bashku me të pranishmit e tjerë në lidhje me to. 


Një rol me rëndësi në ecurinë e projektit luajtën materialet për projektim, video-slide me jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit suedez Stig Dagerman, materialet audio CD me pjesë nga krjimtaria e autorëve shqiptarë, në të cilën shfaqet figura e punonjësit të policisë dhe fletën e punës së modeluar. 


Gjatë bashkëbisedimeve spikati një interesim i madh i nxënësve mbi këtë temë, gjë që u vu re nga dialogu i nxitur dhe debati mbi mënyrën se si nxënësit e perceptojnë dhe e modelojnë punonjësin e policisë në shkolla, ku tashmë është i pranishëm, si edhe në qytet.


Në fund të takimeve drejtuesi i projektit, Arian Leka, në bashkëpunim me pjesëmarrësit e tjerë, ndau skedat e reja metodike dhe materiale të tjera audio e video me të cilat nxënësit do zhvillojnë punën e pavarur, siç është edhe profili i projektit, që nxit bashkëveprimin dhe iniciativën. 


Drejtuesit e projektit falenderojnë nxënësit, mësuesit dhe drejtoren e shkollës “Sevasti Qiriazi” - zonjën Fjoralba Ruço, drejtoren e shkollës “Themistokli Gërmenji” - zonjën Entela Kuruni dhe drejtorin e shkollës “Ymer Dishnica” - zotin Kristaq Mosku,  për bashkëpunimin e frytshëm, për pjesëmarrjen e tyre në veprimtari si edhe për kushtet e mira që krijuan për mbarëvajtjen e kësaj faze të projektit. Rezultatet e kësaj pune do të bëhen të dukeshme në fazën tjetër të projektit, që do të marrë jetë gjatë muajve në vijim.


(Portali Shkollor)

940 Lexime
4 muaj më parë