MËSUESI I PREFERUAR

Për çfarë kanë nevojë fëmijët nga mësuesit e tyre?

Në 20 vite karrierë në profesionin e mësuesisë, i bëj pyetjen nxënësve të mi se cilat janë karakteristikat e mësuesve të tyre të preferuar. Ja përgjigjet që më dhanë...

Ne 20 vite karrierë në profesionin e mësuesisë, u bëj gjithnjë të njejtën pyetje nxënësve. Në fillim të vitit shkollor i bëj pyetjen se cilat janë karakteristikat e mësuesit të preferuar. Cili është për ta mësuesi i preferuar. I pyes për herët që ata janë ndjerë të suksesshëm dhe si rriten çdo ditë përmes njohurive që marrin në shkollë?


Këtë ua kërkoj me shkrim dhe nxënësit shkruajnë më shumë se zakonisht, e mbushin fletën plot duke përshkruar mësuesin e preferuar. Herë pas herë vë re buzeqeshje në fytyrat e tyre, pasi kujtojnë eksperiencat pozitive.


Përgjigja e pjesës më të madhe ishte e ngjashme. Nga viti në vit, nga njëra klasë te tjetra, pavarësisht nga vendi nga vinin apo gjendja ekonomike, nxënësit dolën në të njejtin përfundim dhe mesazhi i tyre ishte i njejtë: gjërat e vogla lenë më shumë përshtypje tek ta.


 Ja përfundimet e tyre:

1. Më telefonon

Nëse jam sëmurë, mësuesi i preferuar më merr në telefon për t’u interesuar për gjendjen time shëndetësore.


2. Kontakti me sy

Kur mësuesi më shikon, ka shumë optimizëm dhe dashamirësi në sytë e tij.


3. I njeh shumë mirë pikat e mia të dobëta dhe të forta.

Mësuesi im e di se nuk jam fort i mirë në matematikë, ama ai e di që unë shkëlqej në histori dhe në gjuhë dhe më motivon të arrij më të mirën në këto lëndë. Ai më thotë se nxënësit kanë prirje të ndryshme, ndaj nuk është problem nëse marr tetë në matematikë. Asnjëherë nuk jam ndjerë në presion nga ai.


4. Më kushton vëmendje

Më kushton vëmendje dhe bisedon me mua në mënyrë private sa herë kam nevojë për të. Kjo më jep sigurinë se është aty për mua, në rast se kam një problem. Sa herë që nuk kuptoj ndonjë çështje nga mësimi, ma shpjegon privatisht. Në fakt kohën nuk ia kursen asnjë nxënësi. U shpjegon te gjithëve sa herë kanë nevojë. 


5. Më pyet vazhdimisht 

Mësuesi im i preferuar më pyet si e kalova fundjavën, çfarë më pëlqen të bëj, çfarë vendi vizitova. Pra, tregon interes për mua dhe për jetën time.


6. Më jep kohë

Më jep kohë të mendohem. Nuk e kërkon përgjigjen menjëherë. Më jep kohë të përshtatem me materialin e ri.


7. Këkon më shumë nga unë

Ai i di aftësitë e mia, kapacitetin tim dhe nuk mjaftohet me pak. Mësuesi më inkurajon të arrij më shumë dhe ofron çdo asistencë të tij. Ai vendos gjithmonë standarde të larta për mua.


8. Më përgëzon për arritjet e mia

Mësuesi im evidenton gjithmonë arritjet e mia. Unë jam pak natyrë përtace, por ai më motivon gjithmonë.


9.Mësuesi më lejon të bëj shumë pyetje

Edhe nëse pyetja ime është jashtë mësimi, unë nuk kam drojë dhe turp t’ia drejtoj. Unë them çfarë mendoj dhe si e mendoj.


10. Ndihem shumë e përfshirë në orën e mësuesit të preferuar

Ne orën e tij jam shumë e përfshië dhe gjithmonë kam dëshirë të mësoj.



(Përshtati P.shtini; Portali Shkollor)

4,346 Lexime
4 vjet më parë