PËR MËSUESEN TIME

Për ish mësuesen time të Letersisë

Falenderime pafund për një person me vlera të larta si ty “Mësuese Adelina”. Me respekt e mirënjohje pafund: Ermira Hysa ish nxënëse e gjimnazit “Osman Gjini” Mollas.

Për ish mësuesen time të Letersisë, Adelina. 

Për të përshkruar këtë person kaq të mrekullueshëm fjalët janë shumë pak. Koha që kam kaluar me të gjatë 3-viteve në gjimnaz më ka bërë të kuptoj se vërtetë personat e mirë dhe inkurajues ekzistojnë në këtë botë. Prandaj dhe gjurmët që kjo mësuese ka lënë tek unë janë të përhershme dhe jo të përkohshme.


 Ajo bënte pjesë në atë kategori të mësuesve që të korigjonte qoftë edhe me një buzëqeshje e të qortonte atëherë kur unë apo të tjerë ishim gabim, që me një të vështruar të fuste në mendje mijëra mendime. Mësuese Adelina ishte dhe do të mbetet katalizatori dhe gjeneratori që i dha jetë energjive dhe talenteve të mia. 


Për mua ajo përfaqëson një person që rrallë mund ta gjesh në këtë botë ku ne jetojmë, sepse rrallë mund të gjesh një person që të mbështet në çfarëdo lloj aspekti, qoftë në anën profesionale, por edhe në atë shpirtërore. Ja pra, që ekzistojnë edhe të tillë njerëz shpresëdhënës e inkurajues që i kujtojmë me mall, pavarësisht se nuk jemi në kontakt të përditshëm me ta.


Edhe pse kam 2-vite që jam larguar nga ai gjimnaz, asgjë nuk më ka penguar të jem po aq mirënjohëse dhe falenderuese ndaj kësaj mësueseje, sikurse isha edhe gjatë kohës, kur mësoja në atë gjimnaz. E dini pse? Sepse falë saj mësova shumë gjëra, ishte personi që me anë të shpjeguarit të saj arriti “të krijonte një Ermirë thuajse të përsosur në të folur”,,, ndoshta ishte dhe lënda e tillë, sepse Letërsia mbetet “Lënda e Jetës”, por nëse ajo nuk do të përkushtohej kaq shumë dhe nëse nuk do të ishte aq shpresëdhënëse ndoshta dhe une nuk do të isha këtu ku jam sot. 


Tashmë jam studente dhe ka kaluar pak kohë që nga momenti kur isha nxënëse, por një pjesë “e suksesit në rezultate” i takon vetëm asaj, sepse falë saj mësova të isha më tepër oratore, të flisja gjithmonë saktë, qarte dhe me plot besim në atë që thoja. Falë saj, kam arritur dhe shpresoj të arrij akoma më shumë rezultate të mira. Ajo meriton të jetë gjithmonë e vlerësuar nga kushdo, jo vetëm nga unë, por nëse do të ishte e mundur të cilesohej si një ndër mësueset më të mira të atij gjimnazi. 


Falenderime pafund për një person me vlera të larta si ty “Mësuese Adelina”. Me respekt e mirënjohje pafund: Ermira Hysa ish nxënëse e gjimnazit “Osman Gjini” Mollas.


(Ermira Hysa; Portali Shkollor)

1,644 Lexime
3 muaj më parë