IZOLIMI

Për ju nxënës, si po ndikon shpërthimi i koronavirusit në jetën tuaj?

Julinda Toda mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë në shkollën “Nënë Tereza” në qytetin e Durrësit ka realizuar një artikull rreth izolimin fizik të nxënësve. Koronavirusi ka ndryshuar mënyrën se si ne punojmë, luajmë dhe mësojmë...

Për ju nxënës:

Si po ndikon shpërthimi i koronavirusit në jetën tuaj?

Si po qëndroni të lidhur me njëri tjetrin dhe të shëndetshëm në një kohë distancimi shoqëror?


Më poshtë gjeni të gjitha pyetjet e përgatitura rreth Opinionit të nxënësit:

Koronavirusi ka ndryshuar mënyrën se si ne punojmë, luajmë dhe mësojmë: Shkollat jane mbyllur, ligat sportive janë anuluar dhe shumë njerëzve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia.

• Si po i menaxhojmë këto ndryshime të papritura dhe dramatike e si po jetojmë? 

• A jemi duke praktikuar distancimin social - dhe a jemi te sigurtë se çfarë do të thotë në të vërtetë?

• "Të pyesim për distancimin social?" po analizoj termin dhe po ofroj udhëzime praktike nga ekspertë dhe studiues:


Çfarë është distancimi social?

E thënë thjesht, ideja është të ruani një distancë midis jush dhe njerëzve të tjerë - në këtë rast, të paktën 1.5 metër.

Kjo gjithashtu nënkupton minimizimin e kontaktit me njerëzit. Shmangni transportin publik sa herë që të jetë e mundur, kufizoni udhëtimet jo-të rëndësishme, punoni nga shtëpia dhe shmangni grumbullimet shoqërore dhe përfundimisht mos shkoni në MJEDISE të mbushura me njerëz.

"Çdo reduktim i numrit të kontakteve që keni në ditë me të afërmit, me miqtë, bashkëpunëtorët, në shkollë do të ketë një ndikim të rëndësishëm në aftësinë e përhapjes së virusit në popullatë"

Kjo strategji ka shpëtuar mijëra jetë gjatë pandemive te kaluara. 


Më poshtë janë renditur disa përgjigje te ekspertëve për disa pyetje të zakonshme në lidhje me distancimin shoqëror. Këtu janë disa fragmente: 

Unë jam i ri dhe nuk kam ndonjë faktor rreziku. 


A mund të vazhdoj të shoqërohem?

Nuk ka dyshim se të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore te meparshme janë më të prekshëm nga virusi, por të rinjtë nuk janë aspak imunë.

Edhe njerëzit që tregojnë vetëm simptoma të lehta mund ta perhapin virusin te shumë, shumë të tjerë - veçanërisht në rrjedhën e hershme të infeksionit, përpara se të kuptojnë se janë të sëmurë. Kështu që ju mund ta mbani zinxhirin e infeksionit duke shkuar drejt tek të afërmit tuaj më të vjetër, ose me rrezik të lartë. Ju gjithashtu mund të kontribuoni në numrin e personave të infektuar, duke bërë që pandemia të rritet me shpejtësi dhe të mbingarkojë sistemin e kujdesit shëndetësor.

Nëse injoroni udhëzimet për distancimin shoqëror, në thelb do të vendosni veten dhe të gjithë të tjerët në një rrezik shumë më të madh. Ekspertët pranuan se distancimi shoqëror është i vështirë, veçanërisht për të rinjtë që janë mësuar të grumbullohen në grupe. Por edhe ulja e numrit të grumbullimeve dhe numrit të njerëzve në çdo grup do të ndihmojë.


A mund të iki nga shtëpia ime?

Absolutisht. Ekspertët janë unanim në përgjigjen e tyre për këtë pyetje.

Është normale për të dalë jashtë për ajër të pastër dhe stërvitje - për të shetitur qenin tuaj, shkoni për një ecje në këmbë, ose hipur ne biçikletën tuaj. Çështja nuk është të qëndroni brenda, por të shmangni marrëdhëniet e ngushta me njerëzit.

Ju mund gjithashtu të duhet të dilni nga shtëpia për ilaçe, ose gjera të tjera thelbësore. Por është e rëndësishme të mbani veten dhe të tjerët të sigurtë gjatë dhe pas këtyre lëvizjeve.

Kur largoheni nga shtëpia juaj, pastroni çdo sipërfaqe me të cilën kontaktoni, dezinfektoni duart tuaja me alkool dhe mos e prekni fytyrën tuaj. Mbi të gjitha, shpesh lani duart tuaja - veçanërisht sa herë që vini nga jashtë, para se të hani ose para se të jeni në kontakt me të moshuar ose të rinj.


Sa kohë do të na duhet të praktikojmë distancimin shoqëror?

Kjo është një e panjohur e madhe, thonë ekspertët. Shumë do të varet nga ajo se sa mirë do te funksionojnë masat distancuese sociale dhe sa mund të ngadalësojmë pandeminë. 

"Tani për tani, është ndoshta e pacaktuar". "Ne jemi në territor të paeksploruar."

Mund ta cilesojme kete: "Coronavirusi dhe Paradoksi i Izolimit", se ndërsa distanca sociale kërkohet për të parandaluar infeksionin, vetmia mund të na bëjë të sëmurë:

Një paradoks i këtij momenti është se ndërsa distancimi shoqëror kërkohet të pengojë përhapjen e koronavirusit, ai nga ana tjeter mund të kontribuojë në shëndetin e dobët në planin afatgjatë. Pra, ndërsa izolimi fizik do të kërkohet për shumë persona që kanë Covid-19, ose janë ekspozuar ndaj tij, është e rëndësishme që ne të mos lejojmë, që masa të tilla të shkaktojnë izolim shoqëror dhe emocional.

 Ndjenjat e izolimit dhe vetmisë gjithashtu mund të ndikojnë në aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin - një fakt që është veçanërisht i rëndësishëm gjatë një pandemie. Studimet kanë treguar se vetmia mund të ulë forcat mbrojtëse të organizmit, duke shkaktuar inflamacion kronik dhe zvogëlimin e aftësisë së trupit për t'u mbrojtur nga viruset.


Eseja vazhdon:

Për te zgjidhur këtë, ne duhet të shfrytëzojmë të gjitha mënyrat për të qëndruar të lidhur. Të gjejmë mënyra për të kaluar kohën së bashku, qoftë përmes një telefonate FaceTime, ose WhatsApp, ose thjesht duke përdorur telefonin, etj


Si përfundim:

Mund të jetë ngushëlluese duke ditur që mijëra njerëz të tjerë po kalojnë të njëjtën gjë, dhe si në Kinë, Amerikë, Itali e vende te tjera, gjë që po bën të dalin në skenë strategji të përballimit kolektiv. Videot, memet, tregimet, esetë dhe poemat për të jetuar në izolim, të gjitha do të bëhen pjesë e kulturës. 

Ne mund të dalim nga kjo ndjenjë më te lidhur me njëri-tjetrin sa më parë.


Nxënës, lexoni artikullin në tërësinë e tij, e më pas na tregoni:

• Si ndikon koronavirusi në jetën tuaj - fizikisht, shoqërisht dhe emocionalisht? 

• Çfarë ndryshimesh keni përjetuar ju, miqtë tuaj, familja dhe komuniteti? Cili ka qenë aspekti më i vështirë për ju?

• Si ka prishur shperthimi i koronavirusit përvojën tuaj të shkollës? 

• A jeni duke përdorur në familjen tuaj ndonjë formë distancimi shoqëror?

            Nëse po, cilat dhe pse? 

• A do të praktikoni më shumë distancim social tani që keni lexuar këtë artikull?

• Si qëndroni të lidhur dhe të shëndetshëm në një kohë distancimi shoqëror?

• Si keni qëndruar në kontakt me grupet tuaja sociale? 

• Cfarë rutinash të reja keni zhvilluar? 

• Si i përballoni ndjenjat e izolimit dhe vetmisë? 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat erezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,535 Lexime
1 vit më parë