DEDIKIM

Për ty nëna ime, sepse nënat janë frymëzim i jetës

Kur linda fytyra e parë që pashë me sytë e mi të vegjël ishe ti nëna ime. Imazhi i parë i jetës time, ajo fotografi mbi të cilën do të shkruhej jeta ime.

Kur linda fytyra e parë që pashë me sytë e mi të vegjël ishe ti nëna ime. Imazhi i parë i jetës time, ajo fotografi mbi të cilën do të shkruhej jeta ime.


Nënë, një fjalë që për çdo fëmijë mban lumturinë, dashurinë, madje edhe vetë jetën. Është emri të cilin un nuk e zgjodha,  emri që më dha jetën dhe më fali ngrohtësinë më të madhe të saj. Krahët e saj ishin vendi i parë ku ndjeva bukurinë e jetës, prehri i saj është sot parajsa ime e vetme.


Nënë, dora që më ngriti sa herë që u rrëzova, buzëqeshja që më fshiu çdo lot, fjala që më dha kurajo për çdo sfidë të jetës. E ulur, mendoj për sytë e tu, për ata sy ku fshihet çdo sukses i jetës sime. Fle me dëshirën për t'u zgjuar me ty. Eci me dëshirën për të kaluar çdo rrugëë përdore më ty, mirëpres çdo ditë të vështirë jete sepse e di që do mbështetem tek ti. 


Sot dua një lule për syte e tu, një aromë për ndjesinë tënde, një butësi për duart e tua dhe lumturinë për fytyrën tënde. Ndërsa për vete dua parajsën, prehërin tënd mami.



(Aurela Dushaj, nx. Klasa XII-7, gjimnazi Ismail Qemali)

6,875 Lexime
5 vjet më parë