Qendra e Trajnimeve Albas

Përfundojnë trajnimet në Elbasan dhe Durrës

Në mjediset e qendrës “Danida” Elbasan dhe mjediset e shkollës jopublike “Migjeni” Durrës, ku u zhvilluan trajnimet, mësuesit treguan interes të lartë për modulet me pjesëmarrjen e tyre serioze, komunikimin me trajnerët, bashkëpunimin...

Qendra e Trajnimeve Albas  zhvilloi trajnimet  “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” dhe “Manaxhimi i klasës” në Elbasan (në datat 16-18 Mars) dhe në Durrës (në datat 23-25 Mars), me mësues të profileve të ndryshme në të dy qytetet.  

Në mjediset e qendrës “Danida” Elbasan dhe mjediset e shkollës jopublike “Migjeni” Durrës, ku u zhvilluan trajnimet, mësuesit treguan interes të lartë për modulet me pjesëmarrjen e tyre serioze, komunikimin me trajnerët, bashkëpunimin dhe veprimtarinë aktive gjatë gjithë seancave. 

Së bashku me trajnerët ata ndanë probleme të përditshmerisë në shkollë, që lidhen me manaxhimin e sjelljes, modelet e mësuesit ideal, trajtimi i sfidave dhe dilemave të mësuesve që punojnë me nxënës me aftësi ndryshe, këshilla mbi punën e fëmijëve me nevoja të veçanta, ndanë strategji për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve me vështirësi zhvillimi, të mësuarit dhe metoda e përforcimit në këto stade etj. 

Mësuesit ndihmës, pjesëmarrës në trajnim, pohuan se informacioni i marrë i ndihmoi të zgjeronin njohuritë e tyre në këtë fushë, e madje u sugjeroi mënyra të zgjidhjes së problemeve të shfaqura në shkollë me nxënësit e tyre. Mbështetja në materialet burimore konkrete, informacioni i ilustruar me situata problemore dhe modele të zgjidhjes, si dhe  profesionalizmi i  trajneres u evidentua si armë e fortë e këtij trajnimi. 

Në modulin “Menaxhimi i klasës” mësuesit ndanë eksperiencat për mënyrën se si mund të menaxhohen situatat e ndryshme në klasë duke siguruar funksionimin efektiv të lidhjes mes dy proceseve: menaxhim dhe mësimdhënie. Mësuesit pasi u njohen me disa nga teoritë më bashkëkohore të menaxhimit të sjelljes, demonstruan shembuj të situatave problemore  gjatë procesit mësimor dhe sugjeruan mënyra të mbështetura në teknikat dhe metodat bashkëkohore të trajtuara. 

Gjatë seancave të pushimit, mësuesit shprehën entuziazmin e tyre mbi këtë përvojë frytdhënëse duke iu referuar gjithashtu, shërbimit profesional të stafit të qendrës e paketës interesante me matriale të trajnimit për çdo mësues. 


Pas testimit përfundimtar mësuesit u pajisen me certifikata të cilat përmbajnë 1 kredit i nevojshëm për të plotësuar zhvillimin profesional të mësuesit brenda një viti shkollor sipas udhëzimit të MASR, Nr 1 datë  20.01.2017. 

Qëndra e Trajnimeve Albas do të vijojë trajnimet në qytete të tjera të Shqipërisë, duke prezantuar tre modulet e akredituara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA):  “Menaxhimi i klasës”, “Mësimdhënia me kurrikulat e reja” dhe “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës.


Nëse shprehni interes për të ndjekur një nga modulet tona jeni të lutur të kontaktoni në:  0697070480 ; 0697098026 ; 0692058402 ose në adresën [email protected]


Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit.


Misioni ynë në shërbim të dijes vazhdon.....


(Portali Shkollor)

2,437 Lexime
6 vjet më parë