“Përpara se të jem drejtuese unë jam një mësuese!”
“Të jesh drejtuese e një shkolle të tillë është detyrë, përgjegjësi dhe privilegj. Së bashku me stafin pedagogjik kemi detyrën për të ruajtur emrin e shkollës dhe për ta ngritur atë edhe më lart. Për të arritur këtë qëllim duhet shumë punë...”
Quhet Teuta Braçaj dhe është drejtoreshë e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Kjo shkollë është ndër shkollat më të mira në kryeqytet, madje disa e cilësojnë si shkollën më të mirë. Në një intervistë për Portalin Shkollor drejtoresha na tregon gjithçka për “më të mirët”.
Si është për ju të jeni drejtuese e “shkollësmë të mirë në kryeqytet”?
Të jesh drejtuese e një shkolle të tillë është detyrë, përgjegjësi dhe privilegj. Së bashku me stafin pedagogjik kemi detyrën për të ruajtur emrin e shkollës dhe për ta ngritur atë edhe më lart. Për të arritur këtë qëllim duhet shumë punë, pasion, bashkëpunim, vizion e përgjegjshmëri. Emri i mirë i shkollës të ndihmon që për çdo ide dhe projekt, të gjesh mbështetje e përkrahje. Sa për pjesën “shkolla më e mirë në kryeqytet” ka disa partnerë që e bëjnë të tillë. Së pari janë mësuesit, së dyti nxënësit dhe së treti partneriteti me prindërit. Bashkëpunimi mes të gjithëve të bën drejtuesen e shkollës më të mirë në kryeqytet.
Është e vështirë të punosh me “më të mirët”?
Po dhe Jo.
Po, sepse ata gjithmonë synojnë për më lart dhe për të arritur këtë nevojitet më shumë punë e vendosmëri.
Jo, sepsemë të mirët ta lehtësojnë kërkimin dhe rezultati i punës është ai që ke kërkuar.
Sa nxënës ka në shkollën “Petro Nini Luarasi”?
1349 nxënës.
Si është marrëdhënia juaj me mësuesit? Po me nxënësit?
Përpara se të jem drejtuese unë jam një mësuese! Marrëdhënia ime me mësuesit është e bazuar mbi bashkëpunimin, respektin e dashurinë.
Për nxënësit kam dy role, edhe edukuese edhe nënë. I mirëkuptoj, i respektoj, i këshilloj ashtu si çdo edukatore dhe nënë e brezit të ri.
Çfarë iu përsërisni vazhdimisht nxënësve, po mësuesve?
Nxënësve shpesh ju them të mësojnë për t’u formuar dhe për t’u bërë qytetarë të këtij vendi. Vetëm në këtë mënyrë do jenë të aftë për t’u përballur me sfidat që i presin në të ardhmen.
Mësueseve ju përsëris vazhdimisht se vetëm me pasionin për profesionin e mësuesit dhe me idealizëm mund të bëjmë diçka ndryshe nga të tjerët!
Cila është motoja e shkollës?
Arsim dhe edukim gjatë gjithë jetës!
Si është atmosfera e festave në shkollën tuaj? Keni nisur përgatitjet për të festuar?
Atmosfera është e bukur! Është e bukur sepse është magjike. Fëmijët janë magjikë! Përgatitjet kane nisur, por nuk po zbulojmë surprizat.
Cili është urimi juaj për festat e fundvitit?
Viti 2017 le të jetë viti i suksesit dhe i arritjeve për këdo! Paqe, mirësi e lumturi! Falni sa më shumë dashuri sepse jeta është e bukur dhe duhet trajtuar si e tillë. Gëzuar!
(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)
Ese: Mjedisi dhe njeriu
Mësuesja Ilda Alushaj, 42 vite përkushtim në arsimin shqiptar
Mësuesja: Matematika, mbretëresha e shkencave