Libri digjital

Platforma shkollore Albas e-libër, prezantohen risitë në shkollën Wilson

Ekipi i trajnimeve për librin digjital ishte në shkollën jopublike Wilson ku zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit, ofroi asistencë teknike në shkarkimin e librave digjitalë si dhe i njohu mësuesit me risitë që sjell platforma shkollore Albas e-libër.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri akademik 2018-2019. Stafet pedagogjike në të gjitha shkollat po përgatiten për të nisur sa më mbarë këtë vit shkollor. Ekipi i trajnimeve për librin digjital pranë Portalit Shkollor Albas ishte në shkollën jopublike Wilson ku zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit, ofroi asistencë teknike në shkarkimin e librave digjitalë si dhe i njohu mësuesit me risitë që sjell platforma shkollore Albas e-libër.

Në shlkollën Wilson gjithçka është pothuajse gati, mësuesit vrapojnë në korridore për të kapur ritmin e kohës, për t’u siguruar që gjithçka do të jetë në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Stafi pedagogjik dhe drejtoria e shklollës me në krye drejtoreshën Adriatike Lami janë duke ju kthyer përgjigje dhe ofruar asistencë për gjithçka që kanë nevojë prindërit e nxënësve dhe duke ju uruar mirseardhjen nxënësve ve të rinj. Por gjithë kjo atmosferë dhe angazhim nuk lë pas profesionalizmin e mësuesve dhe një ndër pikat kyçe të suksesit të kësaj shkolle është përdorimi i librave digjitalë në orën e mësimit.

Salla ku do të zhvillohet trajnimi është pregatitur një ditë më parë falë bashkëpunimit të dy stafeve dhe përkushtimit maksimal. Drejtoresha e shkollës shpreh interes të veçantë sa i takon kulifikimit të stafit. Duke parë ristë dhe përdorimin e gjerë të teknologjisë dhe faktin se sa shumë e duan nxënësit dhe i përqafojnë risitë teknologjike ky trajnim është organizuar për të thelluar njohuritë e mësuesve. Kështu ekipi i trajnimeve ka ndërtuar një agjendë trajnimi duke ju pështatur kërkesave të mësuesve dhe shkollës.

Në këto kushte, trajnimi merr formën e një bashkëbisedini gjatë të cilët mësuesit njihen me teknikat e reja të zhvillimit të mësimidhënies bazuar në teknologji. Specialisti i IT pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija i njohu mësuesit me risitë që sjell platforma shkollore Albas e-libër gjatë këtij viti si: sinkronizimi i materialeve, krijimi i profilit, si të shtojmë materilet që mësuesit duan në platformë, si dhe lehtësitë që ofron platforma një ndër të cilat mundësia për tëpunuar pa praninë e internetit.

Mësuesit përgatiten çdo ditë për të përcjellë dije te nxënësit e tyre. Mbledhin materiale, hartojnë ditarin, kërkojnë mjete të cilat do e bënin nxënien më të lehtë dhe orën e mësimit më interaktive.

Libri digjital bën të mundur që mësuesi të bëjë pjesë të përgatitjes edhe nxënësin duke krijuar profilin e personalizuar dhe grupet përkatëse. Mësuesi mund të shpërndajë në grup materiale të cilat mund t’i shikojnë nxënësit si: detyra, teste, ushtrime etj. Në këtë mënyrë, mësuesi dhe nxënësit bashkëpunojnë në distancë dhe virtualisht janë në klasë dhe ndjekin njëri-tjetrin.

Libri digjital është i pasur me materiale multimediale si: audio, video, foto, 3D, linqe, materiale te tjera shtesë. Ju mund t’i përdorni këto materiale në klasë dhe të diskutoni me nxënësit rreth tyre. Videot dhe audiot nuk janë të gjata, gjë kjo e planifikuar që nxënësit të mos shpërqëndrohen por njëkohësisht edhe ora e mësimit ka ritëm.

Por, nëse mësuesi nuk ësht i kënaqur me këto materiale ai mund të gjejë materiale të tjera dhe t’i shtojë në tekstin digjital. Nuk ka nevojë që materialet t’i marrë me USB, pasi mund t’i ngarkojë në shpi në tekst dhe kur të shkojë në klasë i ka në libër. Mësuesi mund të pasurojë librin duke bërë kështu që ora e mësimit të jetë e gjitha e planifikuar.

Mësues, ju duhet të dini që platforma shkollore Albas e-libër nuk ka nevojë për internet. Vazhdimisht ka probleme me internetin në shkollë, prandaj ju bëjmë me dije se ju keni nevojë për internet vetëm në momentin që shkarkoni librin, më pas ju mund të punoni pa internet. Kjo është bërë e mundur vetëm për të lehtësuar punën tuaj të përditshme, pasi ju shpesh herë përballeni me vështirësi të ndryshme.

Në çdo kohë ne ju ofrojmë mbështetje teknike.


Ju mund të na shkruani në [email protected] ose të na kontaktoni në 069 20 58 402. Ditaret e orëve të hapura, fotot dhe videot nga kjo orë mësimi nëse doni që t’i ndani me kolegët në Portalin Shkollor na shkruani në [email protected].

Portali Shkollor, bota shkollore në një vend!


(Portali Shkollor)

3,405 Lexime
5 vjet më parë