
Plotësimi i formularit A1\A1Z, 8 tetori shansi i fundit për aplikimin në universitet
Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka njoftuar se për maturantët kandidatë që nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1/A1Z, Portali i Maturës Shtetërore do të hapet për aplikime në datën 8 Tetor 2020 (9:00 – 14:00).
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka njoftuar të gjithë maturantët të cilët nuk kanë kryer aplikimet me formularët A1\A1Z, se data 8 tetor do të jetë dita kur ata do të garojnë për studimet e larta për vitin akademik 2020-2021.
Kjo datë do të jetë mundësia e fundit për këtë vit akademik, ku maturantët të cilët nuk kanë arritur ende të regjistrohen në asnjë universitet, të mund të aplikojnë online nëpërmjet Portalit të Maturës Shtetërore. Por mos harroni: aplikimet do të jenë të hapura vetëm gjatë datës 8 tetor 2020. prej orës 9:00-14:00.
Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar të QSHA-së në lidhje me këtë çështje.
Përgatiti:Marina Kërçeli
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Konkursi i Mjekësisë në 10-20 gusht. Për herë të parë provim për të rinjtë që do ndjekin Universitetin e Mjekësisë
Pedagogu Gent Rushi: E kemi Jazz-in në Shqipëri, në Universitetin e Arteve dyert janë të hapura
Qeveria vendos: Studentët e Mjekësisë që fillojnë këtë vit do të duhet të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën