REALITETI

Prindërit, nxënësit dhe mësimdhënia online. Etleva Qorri: Të flasim për realitetin e fakteve të prekshme!

Këto mesazhe, me zë e figurë, të prindërve dhe nxënësve që nga kopshti deri në shkollën e mesme, janë fakti i një pune disa javore të mësimdhënies online. Mësuesja Etleva Qorri ka kryer një pyetësor me ta duke u marrë opinionet rreth zhvillimit të këtij lloj mësimi në kushtet e pandemisë COVID-19.

Realiteti i fakteve të prekshme!

Më pëlqen e vërteta bruto, kur kompletohet me fakte reale, me zë e figurë. 

Ne e duam vërtetësinë, atë që e prekim çdo ditë, me sytë e mendjen tonë.

Hamendësime, ide,teori, llafollogji pafund për mësimin online. Aq shumë, sa edhe në ëndrra po e shohim, sikur nuk kemi gjëra më të bukura për të parë. 

Si qënie njerëzore e drejtpërdrejtë që jam, (për ata që më njohin) historikisht çdo gjë e kam bazuar në fakte, sikundër edhe në këtë rast konkret. 

Të gjithë kemi lexuar në mediat, statuset e ndryshme online për këtë temë shumë delikate në gjykim dhe veprim.

Sikundër e kam thënë edhe më parë, në ketë situatë që jemi: "Nuk e zgjodhëm ne, na zgjodhi ajo"

Më besoni! 

Me dëshirë, do të isha në klasën time, me lepurushat e mi, duke i puthur e përqafuar. Do të mbushja tabelën me shpjegimin e temave mësimore. Do t'i bëja duart me atë shkumësin gëlqere, që më jep alergji. 

Ah, sa mall! 

Duket sikur ka kaluar një shekull nga momenti që kemi lënë dyert e shkollave.

Tani, jemi përqendruar te: Google classroom, Zoom, Skype, Facebook, ËhatsApp,  aq sa edhe numri i syzeve është bërë për t'u ndërruar.

Po ç’rëndësi ka kjo...

E rëndësishme është që ne të përçojmë te fëmijët, më të mirën tonë të  mundshme.

Sa e kemi arritur?

Këto mesazhe, me zë e figurë live, janë fakti më kryesor i një pune disa javore, sfilitëse, për të dyja anët e medaljes.

Të nderuar prindër!

FALEMINDERIT!


Nga Etleva Qorri, mësuese filloreje, shkolla “murat Toptani”, Tiranë



Kjo është video e përmbledhur me mendimet që kanë dhënë prindërit dhe nxënësit për mësimin online. 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,322 Lexime
2 javë më parë