Intervistë

“Projekto të ardhmen tënde përmes rezultatit”

“Vështirësia më e madhe qëndron tek mungesa e infrastrukturës në ambientet e shkollës dhe thyerja e tabusë për të implementuar projekte dhe ide novative në drejtim të përmirësimit të shërbimit arsimor dhe rritjes së performancës së shkollës.”

Klarita Lumani është drejtoresha e shkollës së mesme “Ibrahim Muça” në Librazhd. I është përgjigjur pozitivisht ftesës së Portalit Shkollor për të bashkëpunuar dhe ky bashkëpunim nis me një intervistë me zonjën Lumani. Ajo na shpjegon se si është për të të jetë drejtuese e kësaj shkolle. Me nxënësit di të jetë miqësore dhe autoritare njëkohësisht, ndërsa nga mësuesit kërkon korrektesi, cilësi në mësimdhënie dhe komunikim dinjitoz me prindërit. 


Çfarë do të thotë për ju të drejtoni një shkollë?

Të drejtosh një shkollë do të thotë:

·        Të jesh në krye të skuadrës.

·        Të komunikosh me të gjithë aktorët.

·        Të delegosh punët dhe të ndash përgjegjësitë.


Sa vite keni që e drejtoni këtë shkollë?

Kam 3 vjet punë si drejtuese e gjimnazit “Ibrahim Muça”.


Si është për ju kjo eksperiencë?

Eksperiencë ku ndeshesh me një shumëllojshmëri problemesh që duan zgjidhje dhe realizim, kërkon përkushtim, të krijon stres por dhe kënaqësi për rezultatin dhe vlerësimin që merr.


Cila është vështirësia më e madhe gjatë punës suaj?

Vështirësia më e madhe qëndron tek mungesa e infrastrukturës në ambientet e shkollës dhe thyerja e tabusë për të implementuar projekte dhe ide novative në drejtim të përmirësimit të shërbimit arsimor dhe rritjes së performancës së shkollës.


E mbani mend ditën e parë të punës?

Unë isha aty 30 vjet si mësuese, por kur hyra ne ambientin e drejtuesit hapa një ditar të madh ku çdo ditë duhej shkruar, por dhe realizuar me përgjegjësi.


Çfarë kërkoni ju nga mësuesit?

Kërkoj korrektësi, cilësi në mësimdhënie, komunikim dinjitoz dhe të pandërprerë në marrëdhënien kyçe nxënës-prindër -mësues.


Si është marrëdhënia juaj me nxënësit?

Miqësore, autoritare.


Po me prindërit?

Bashkëpunim dhe këshillim.


Cili është mesazhi që ju përcillni sot nxënësve dhe mësuesve nëpërmjet Portalit Shkollor?

Kërkoje dhe jepe dijen me punë, trego vlera qytetare, projekto të ardhmen tënde përmes rezultatit.


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

5,953 Lexime
7 vjet më parë