Promovohet “Ditari i Estes”, libri i fundit i kolanës së suksesshme “Bëmat e Estes dhe Kokosë”
Është promovuar në Librarinë Albas “Ditari i Estes”, libri i fundit i kolanës së suksesshme “Bëmat e Estes dhe Kokosë” i shkrimtares Natasha Shuteriqi Poroçani. Kolana ka njohur lexime të gjëra dhe cilësore që nga lindja e saj në vitin 2018, pasi autorja ka ditur vërtetë të futet në botën e fëmijëve.
Së fundmi shkrimtarja Natasha Shuteriqi Poroçani keni ardhur pranë lexuesve të vegjël me librin e fundit që mbyll kolanën e “Bëmat e Estes dhe Kokosë” që është “Ditari i Estes”, botuar nga ALBAS.
Promovimi i librit të serisë së suksesshme është bërë në ambientet e Librarisë Albas teksa shumë fëmijë e prindër i janë bashkuar leximit dhe prezantimit të tij.
Teksa dëgjohej me shumë kërshëri nga vogëlushët, autorja tha për kolanën tha se “Sekreti është bërthama e tij. Në qendër janë tri fëmijë, tri karaktere të ndryshme, të cilat përtej të qenurit personazhe të një kolane, janë tri fëmijë të vërtetë që gjallojnë e formohen në mjedise krejtësisht të ngjashme me ato të librave. Janë tri të afërmit e mi që më kanë ndihmuar të shkruaj këtë kolanë, nëpërmjet përditshmërisë së tyre. Ata jetojnë pranë meje dhe unë kam vjelë jetët e tyre. Një bllok i vogël i kaltër rrinte gjithmonë hapur. Kam shkruar çdo fjalë të thënë me mendje e pa mendje, kam fiksuar trazirat e tyre, kam parë se si rriteshin çdo ditë mes dashurisë, kam projektuar marrëdhënien që prindërit krijonin me ta dhe e kam hedhur ashtu, të vërtetë në librat e mi. Madje edhe emrat e tyre janë pothuajse si realët: Kokoja është Nikol, Este është Estefania dhe Ale është Aleksandri. Ata janë tri fëmijë që ashtu si personazhet janë rritur mes gjërave të bukura e ndonjëherë të trishta. Kanë mësuar të mendojnë, të gjykojnë e të thonë vetëm të vërtetën”.
Libraria e mbushur me fëmijë e prindër, pyetjet e bukura që kërshëronin vijimësinë e jetës së personazheve, padurimi për ta pasur në duar të plotë kolanën, tregonin se “Bëmat e Estes dhe Kokosë”, tashmë është kthyer në një instrument shumë të dashur dhe të gjetur për të drejtuar fëmijët në udhën e bukur të leximit.
“Fëmijët thonë u shkrimë së qeshuri me ‘Bëmat e Estes dhe Kokosë’, kjo tregon se unë ja kam arritur, ja kam arritur ta shoh botën me sytë e fëmijëve, të futem në kënaqësitë dhe gëzimet e tyre, dhe në fund të fundit të krijoj një personazh i cili është karakter në rritje. Kam konkurruar me shumë dinjitet me esten çdo të qeshur të mëparshme të fëmijëve sepse ata u shkrinë së qeshuri”, kështu është shprehur autorja në fund të këtij promovimi.
Ndërkohë kolana e Estes është përfshirë tashmë nga MASR si literaturë e rekomanduar për nxënësit e shkollave 9- vjeçare.
Shkroi Kaltra Tafani
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste për vetëkontroll dhe teste për vetëvlerësim
SKEMA PËR LETËRSINË DHE GJUHËN SHQIPE – në ndihmë të maturantëve
“Znj. Osmond”, liria dhe psikologjia femërore në romanin e John Banville, përkthyer nga Granit Zela