PUNA E PAVARUR

Puna e pavarur dhe efektiviteti i saj në mësimdhënie

Të jesh mësues kërkon fisnikëri, etikë e profesionalizëm. Të jesh mësues do të thotë të mbash gjithmonë të gjallë brenda vetes ndjenjën e empatisë. Qëllimi kryesor i institucioneve arsimore është të edukojë dhe të mësojë individët si të sillen në shoqëri.

“Arsimi është arma më e fuqishme e cila përdoret, për ta ndryshuar botën” (Nelson Mandela). Nisur nga kjo thënie më bën të reflektoj se: të jesh pjesë e tij është një mision fisnik, për të cilin, nuk duhet humbur përkushtimi dhe pasioni. Këto dy sumplementë kyçë në realizimin e një detyre të shenjtë si edukimin e nxënësve, pasi nëpërmjet edukimit mund të arrijmë të fitojmë mirë funksionimin e shoqërisë në vlera dhe virtyte, të cilat ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin e individit të udhëhequr nga ndjenja e respektit dhe bujarisë, duke bërë që këta individë të jenë të denjë nesër, për veten dhe për shoqërinë. 


Të jesh mësues kërkon fisnikëri, etikë e profesionalizëm. Të jesh mësues do të thotë të mbash gjithmonë të gjallë brenda vetes ndjenjën e empatisë. Duke iu referuar Montesquieu: “Fëmijët duhet të rriten dhe të mësojnë vlerat morale si: sinqeritetin, kurajon, lirinë dhe etkën ... shkolla ka rolin parësor në të cilin fëmija mëson vlerat bazë të shoqërisë”. Fëmijët duhet të mësojnë të respektojnë të tjerët, të respektojnë të drejtat dhe liritë e tyre. Përpos gjithë peripecive, ajo çka tërheq drejt frymës bashkwpunuesve të nxënsve me njëri –tjetrin është gjithëpërfshirja. Duke insistuar vazhdimisht në gjithëpërfshirjen e gjithsecilit nxënës, arrihet dhe fryma socializimit dhe bashkëpunimit midis tyre. 


Por, një komponent tjetër është edhe përfshirja e prindërve, po ashtu një komponent ky për t’i ndihmuar fëmijët të jenë të suksesshëm, në shkollë. Prindi duhet parë si partner, si vëzhgues dhe këshillues, po ashtu kjo sjell rezultat kur prindërit kujdesen rreth asaj që ata janë duke bërë në shkollë. Bashkëpunimi i këtij trinomi: mësues-nxënës-prindër tregon rezultatin dhe ecurinë e fëmijës në punën e pavarur dhe efektivitetin e saj, gjatë studimit, në mësim. Disa metoda efektive për të krijuar një klimë pozitive dhe bashkëpunuese në klasë, ku klasat në vetvete paraqesin ndërthurje diversitetesh ndërmjet nxënësve, dijeve, mësim nxënieve, informacioneve që ofrohen, informacioneve që përthithen, marrëdhënieve nxënës-nxënës dhe mësues-nxënës. 


Dhënia dhe marrja në mënyrë të ndërsjelltë e mesazheve konstruktive: mësuesi çdo ditë kur hyn në klasë duhet të përshëndesë nxënësit me një buzëqeshje dhe kjo rrit një efektivitet dhe krijon një kimi pozitive në marrëdhënien mësues-nxënës. Një punë e pavarur dhe efektiviteti i saj gjatë studimit krijohet nga një komunikim efektiv, mësues-nxënës. Dhe realizimi i kësaj kërkon: minimizimin e shpërqëndrimeve të nxënësve, ku komunikimi efektiv mban nxënësit gjithmonë në vëmendje të aktivizuar e të përqëndruar, duke u përpjekur në reduktimin e zhurmave, ndërprerjet e panevojshme, apo problemet vizuale. Ndërlidhja e mësimit me situatat konkrete, apo të jetës së përditshme është një metodë efikase e cila sjell si rezultat të shprehurin lirshëm nga ana e nxënësit dhe po ashtu kënaqësinë dhe interesin, kush e kush të shprehet më tepër. Kjo jep kënaqësinë që të jenë më të devotshëm dhe më stabilizues gjatë studimit, duke arritur në efektivitetin e një pune/menaxhimi të mirë kontrolluar.


Animacioni- një metodë kjo, që çdo mësues duhet të përshtasë dhe ekulibrojë veten, sepse sot statusi i mësuesit etiketohet si gjithëpërfshirës, dhe “aktrimi” i mësimit në procesin e etalojës/lojës e bën më tërheqëse dhe dashamirëse mësimin dhe të nxënin tek nxënësi. Dhe së fundi po e mbyll me Montesquieu: se “Shkollat, përdoren për t’i mësuar shoqërisë vlerat dhe virtytet, të cilat janë baza e lumturisë së shoqërisë, institucionet të cilat do të merren me edukimin, duhet të bazohen në respekt, vlera, norma dhe komunikim ndërmjet nxënësve dhe mësuesve, pasi ky është elementi kyç, i cili luan rol thelbësor në funksionimin sa më efektiv të arsimit. Qëllimi kryesor i institucioneve arsimore është të edukojë dhe të mësojë individët si të sillen në shoqëri”


(Mësuese Rovena Dokollari; Portali Shkollor)

5,519 Lexime
5 vjet më parë