Qendra e Trajnimeve Albas organizon trajnim në Kosovë për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët “Gjuha shqipe 8”
Gjatë muajit mars do të zhvillohet trajnimi në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit të mesëm të ulët për lëndën e Gjuhës shqipe 8 (ALBAS). Trajnimi do të zhvillohet nga autorët e teksteve, me synim lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.
Trajnimi “Gjuha shqipe 8” për mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët
Gjatë muajit mars do të zhvillohet trajnimi në mbështetje të mësimdhënësve të arsimit të mesëm të ulët për lëndën e Gjuhës shqipe 8 (ALBAS). Trajnimi do të zhvillohet nga autorët e teksteve, me synim lehtësimin e punës për përdorimin e tekstit dhe zbërthimin e strukturës së tij.
Në mbështetje të trajnimit, do të ligjërohet edhe qasja e platformës digjitale e-libri përmes librit Gjuha shqipe 8, ku pas trajnimit do të keni mundësi të ligjëroni lëndën përmes platformës ALBAS.
Moduli Gjuhë shqipe 8 për arsimin e mesëm të ulët, klasat 6-9, trajton çështjet:
– struktura e përgjithshme dhe didaktike e tekstit mësimor Gjuha shqipe 8 – ALBAS;
– mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në arritjen e kompetencave – zbatimi në tekst;
– puna me tekstin digjital;
– planifikimi ditor, dymujor dhe vjetor i lëndës së gjuhës shqipe.
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom dhe do të shpërndahen certifikata për pjesëmarrje. Është pa pagesë.
Datën e trajnimit do ta publikojmë së shpejti.
Për të marrë pjesë në trajnim, plotësoni të dhënat e mëposhtme:
Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:
numrin e telefonit: +38344183816
ose në adresën elektronike: [email protected]
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QTPA trajnim me kredite në datën 10-11 janar 2026, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës
Trajnimi për nxënësit me AK, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë