
Qendra e trajnimeve Albas, trajnim në qytetin e Vlorës
Në datën 9 shkurt zhvillohen trajnime në Vlorë, në shkollën Perla për këto module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, "Menaxhimi i klasës", "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës".
Në datën 9 shkurt zhvillohen trajnime në Vlorë, në shkollën Perla, për këto module: “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”, "Menaxhimi i klasës", "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës". Secili modul është i vlerësuar me një kredit dhe kushton 2000 lekë. Trajnimi nis në orën 930.
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton çështjet e mëposhtme:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton çështjet e mëposhtme:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca.
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca.
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies - nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit. Mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme.
• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Moduli “Menaxhimi i klasës” synon:
- Të qartësohet terminologjia dhe rëndësia e saj
- Të sigurohet lidhja mes dy proceseve që janë të pandarta: menaxhim dhe mësimdhënie
- Të vlerësohet rëndësinë e praktikave të menaxhimit efektiv të klasës.
- Të evidentohen instrumentet kryesorë për një menaxhimin efektiv të klasës
- Të tregohen rrugët për menaxhimin e procedurave dhe rutinës
- Të perceptohen dhe realizohen patforma personanale të menaxhimit të klasës.
Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën [email protected]
Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrit të telefonit dhe adresës së e-mailit.
(Portali Shkollor)
QTPA, trajnim me kredite për modulin “Ndërlidhja e kompetencave kyçe me rezultatet e të nxënit në disa fusha”
QTPA, trajnim me kredite në Vlorë për modulin “Përfshirja e metodave dhe teknikave të reja të mësimdhënies në mësimin në prezencë dhe atë online”
QTPA trajnim me kredite online më datë 27 maj, moduli “Një kopsht miqësor për të gjithë fëmijët”