TRAJNIME NË QERSHOR

Qendra e Trajnimeve Albas zhvillon trajnime për provimin e portalit "Mësues për Shqipërinë"

Qendra e Trajnimeve Albas do të zhvillojë në muajin qershor, trajnime për përgatitjen e provimit “Mësues për Shqipërinë” për të gjithë mësuesit e të gjitha cikleve. Detajet i gjeni më poshtë.

Qendra e Trajnimeve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t'u ardhur në ndihmë mësuesve që zhvillojnë provimin e portalit "Mësues për Shqipërinë", ju njofton se do të zhvillojë në muajin qershor, trajnime për përgatitjen për këtë provim për të gjithë mësuesit e të gjitha cikleve (mësuesit e arsimit të ulët: ciklit parashkollor e fillor; mësuesit e arsimit të mesëm të ulët; mësuesit e arsimit të mesëm të lartë) që aplikojnë në portalin “Mësues për Shqipërinë”. 


Trajnimi përmban këto module:

  • Moduli i Bazës Ligjore; Etika Profesionale në punë;
  • Moduli i Metodologjisë së Mësimdhënies e Didaktikës;
  • Moduli i Nivelit Shkencor (për çdo profil lënde);

Përmbajtja e modulit është ndërtuar në bazë të programeve përkatëse të publikuara nga ASCAP dhe MASR. 


Modulet janë ndërtuar në bazë praktike, ku do të ushtroheni për t'iu përgjigjur saktë pyetjeve të provimit. Përmbajnë zgjidhje ushtrimesh e modele testesh për të gjitha fushat përkatëse të provimeve. 


Çdo modul kushton 1500 lekë të reja, dhe trajnimi zhvillohet në versionin online në platfomën Zoom. Ju mund të regjistroheni në modulin që ju intereson. 


Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni linkun e mëposhtëm:

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në numrin 0697070480

Faleminderit!



 ©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

2,132 Lexime
4 muaj më parë