Trajnime përgatitore

Trajnime për provimin e Kualifikimit në muajin shkurt nga QTPA

Qendra e Trajnimeve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t'u ardhur në ndihmë mësuesve që japin provimet e Kualifikimit, ju njofton se do të zhvillojë gjatë muajit shkurt trajnime përgatitore për këto provime për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

Qendra e Trajnimeve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t'u ardhur në ndihmë mësuesve që zhvillojnë provimet e Kualifikimit, ju njofton se do të zhvillojë trajnime për përgatitjen për këto provime për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar (mësuesit e arsimit të ulët: ciklit parashkollor e fillor; mësuesit e arsimit të mesëm të ulët; mësuesit e arsimit të mesëm të lartë).


Trajnimi përmban këto module:

  1. Moduli i bazës ligjore; etika profesionale në punë;
  2. Moduli i metodologjisë së mësimdhënies e didaktikës;
  3. Moduli i nivelit shkencor për çdo profil lënde;


Përmbajtja e modulit është ndërtuar në bazë të programeve përkatëse të publikuara nga ASCAP dhe MASR. 


Modulet janë̈ ndërtuar në bazë praktike, ku do të ushtroheni për t'iu përgjigjur saktë pyetjeve të provimit. Përmbajnë zgjidhje ushtrimesh e modele testesh për të gjitha fushat përkatëse të provimeve. 


Trajnimet do te zhvillohen online përmes platformës Zoom. 

Ju mund të regjistroheni në modulin që ju intereson ose në të tria modulet. 


Për regjistrim jeni te lutur te regjistroheni në formularin e mëposhtëm me të dhëna përkatëse: 

Për çdo paqartësi, ju lutem kontaktoni në numrin: 

0697070480 , 

Email : [email protected]

Faleminderit!


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,137 Lexime
2 vjet më parë