Fituesit 2022

QKLL shpall fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2022, Albas fiton dy çmime

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sot fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, një fond ky i përvitshëm. Juria nga 17 aplikime vlerësoi tri dorëshkrime në prozë, ku mes tyre çmimin për këtë fond e fituan dy shkrimtarët e rinj nga ALBAS, Xhoana Jaku dhe Behar Jacaj.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sot fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj, një fond ky i përvitshëm dhënë nga QKLL-ja, në mbështetje të shkrimtarëve të rinj. Juria, e kryesuar nga studiuesja Lili Sula dhe me anëtarë shkrimtarët Virion Graçi dhe Alfred Peza, nga 17 aplikime vlerësuan tri dorëshkrime në prozë nga Flogerta Krypi, Xhoana Jaku dhe Behar Jacaj. 


Vlen për t’u theksuar se Jaku dhe Jacaj janë shkrimtarët e rinj të Shtëpisë Botuese Albas, të cilët arritën të fitonin këtë çmim tepër domethënës për vazhdimin e krijimtarisë së tyre ndër letrat shqipe. 


1. Behar Jacaj, fitues i Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2022 me motivacionin për librin me tregime “Hoteli përbri kishës dhe disa tregime të errëta”, duke dalluar mes prozatorëve të rinj bashkëkohorë, për befasinë e situatave rrëfimtare të shprehura me ligjërim artistik mbresëlënës.




2. Flogerta Krypi, fituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2022 me motivacionin për romanin “28 rrahje zemre matematikore”, për konceptim strukturor modern të rrëfimit, të shprehur me ndjeshmëri të lartë artistike dhe ligjërim të pasur figurativ.



3. Xhoana Jaku, fituese e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj 2022 me motivacionin për romanin e zhanrit fantashkencë “Dritëhijet, fatet”, me një fantazi të çlirët dhe rrëfim shumështresor, të shprehura përmes një zhanri pak të lëvruar në letërsinë tonë.





Nanila Allkja Biçaku 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,287 Lexime
1 vit më parë