QTA trajnim me kredite më 22-23 nëntor, moduli: "Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online"

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas zhvillon më 22-23 nëntor trajnimin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Trajnim është online me 1 kredit, i akredituar nga ASCAP dhe MAS. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datat 22-23 Nentor 2025 trajnimin për modulin: 


“Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”


Moduli synon: Moduli synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.  


Moduli trajton:

Seanca 1: Kuptimi i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;

Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;

Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;

Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;

Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;

Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.


Përfituesit nga trajnimi:

  • Specialistë të ZVAP
  • Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar.
  • Mësues të arsimit parashkollor.
  • Mësues të arsimit të detyruar

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/21719


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

691 Lexime
14 orë më parë