Njoftim për trajnimin

QTPA/ Trajnim më 17 mars për modulin “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit” me trajner Prof. Dr. Dhurata Shehri

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 17 Mars 2023 trajnimin për modulin “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit” me trajner Prof. Dr. Dhurata Shehri. Më poshtë gjeni detajet për të marrë pjesë dhe linkun e regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 17 Mars 2023 trajnimin për modulin:


“Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”

Trajner: Prof. Dr. Dhurata Shehri


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit fillor dhe të mësuesve të gjuhës shqipe dhe mësuesit e lëndëve shoqërore në lidhje me aftësitë e të lexuarit, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton: 

  • Rëndësia e të lexuarit në jetën e individit 
  • Kurrikula dhe të lexuarit
  • Të lexuarit si proces
  • Aftësitë (shkathtësia) e të lexuarit
  • Raporti i të lexuarit me të kuptuarin

 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.


Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim klikoni këtu 


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,135 Lexime
1 vit më parë