TRAJNIM

QTPA trajnim më 15 korrik, moduli "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 15 korrik trajnimin për modulin "Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve". Më poshtë gjeni detajet dhe linkun e regjistrimit.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 15.07.2024. ora 10.00 trajnimin për modulin:


"Mendimi kritik dhe krijues: aftësitë e zgjidhjes së problemeve"


Trajner -  Gentiana Koçi


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:

Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues 

Seanca 2: Teknika të mendimit kritik

Seanca 3: Teknika të mendimit krijues

Seanca 4: Harmonizimi i teknikave në situata të stimuluara

Seanca 5: Mendimi kritik dhe krijues përmes historive

Seanca 6: Vlerësimi i mendimit kritik dhe krijues


Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/17338


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,544 Lexime
4 javë më parë