TRAJNIM

QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 24-25 janar 2026 trajnimin për modulin: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 24-25 Janar 2026 trajnimin për modulin:


Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës


Trajner: Dhurata Valera


Moduli synon: rikonceptimin e kurrikulës së matematikës shkollore në vijimësi, sipas shkallëve të klasifikimit standard dhe zbatimit përmes tematikave të saj në të gjithë ciklet e arsimit parauniversitar. mbështetur në strategji e përvoja kombëtare e ndërkombëtare dhe diktuar nga nevoja aktuale për përmirësim. 


Moduli trajton:

- Rezultatet e të të nxënit për çdo competence; 

- Matematika e rikonceptuar si një veprimtari komplekse e zgjidhjes së problemeve;

- Vlerësimi i nxënësve në këto këndvështrime reflektuese; 

- Zgjidhja e problemeve, një proces kompleks dhe ndërveprues në matematikën shkollore;

- Nxënësi si zgjidhës i problemeve; 

- Aftësimi i nxënësit për jetën dhe për të nxënë gjatë gjithë jetë;


Përfituesit nga trajnimi: 

- Mësues të AF/AMU/AML 

- Drejtues shkollash 

- Specialistë të ZVA-ve.

 


Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën ZOOM


Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22346


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

127 Lexime
18 orë më parë