QTPA trajnim me kredite në datën 10-11 janar 2026, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 10-11 janar 2026 trajnimin për modulin "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues": Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera nëse jeni të interesuar.
Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 10-11 Janar 2026 trajnimin për modulin:
"Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"
Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.
Moduli trajton:
- Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues
- Seanca 2: Teknika të motivimit përmes mendimit kritik
- Seanca 3: Teknika të motivimit përmes mendimit krijues
- Seanca 4: Zhvillimi i një kuadri didaktik për kualifikimin e stafit pedagogjik
- Seanca 5: Mjedisi i te menduarit kritik. Rreziqet e mendjes joobjektive dhe botekuptimit joobjektiv
- Seanca 6: Aftësimi praktik për zbatimin e teknikave të mendimit kritik dhe krijues në procesin mësimor.
Përfituesit nga trajnimi:
- Mësues të arsimit fillor
- Mësues të AMU/AML
- Drejtues shkollash
- Specialistë të ZVA-ve.
Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).
Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom.
Për regjistrim linku i mëposhtëm:
https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/22347
Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.
Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
QTPA trajnim me kredite në datën 17-18 janar 2026, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
QTPA trajnim me kredite në 24-25 janar 2026, moduli: Situata e të nxënit në matematikë në lidhje me TIK-un. Përvoja me aplikacionet e përdorura në procesin e të mësuarit të matematikës
Kalendari i trajnimeve Albas