TRAJNIM ME KREDITE

QTPA trajnim me kredite në datën 18 prill, moduli "Teorite e komunikimit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 8 prill 2026 trajnimin për modulin "Teorite e komunikimit”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas,  do të zhvillojë  në datën 18.04.2026 trajnimin për modulin :

 “Teorite e komunikimit”

 

Moduli synon:  te zhvilloje aftesite praktike te komunikimit te mesueve si një formë rendesishme e ndertimi te marredhenieve ne shkolle. Zhvillon teknika dhe metoda te ndertimit te aftësive te mira te komunikimit te mesuesve me grupet e interesit si : nxenes, prinder, mesues.


Moduli trajton:

Seanca 1: Procesi i komunikimit. Teoritë Schannon, Gerbner, Lasswell, Newcomb, etj

Seanca 2: Përparësitë dhe pengesat në procesin e Komunikimit. Qëndrimi dhe situata optimale e komunikimit

Seanca 3: Feedback dhe rëndësia e tij në komunikim. Komunikimi verbal dhe joverbal.

Seanca 4: Komunikimi në punë. Mbledhjet dhe grupi. Komunikimi në publik

Seanca 5: Audienca dhe llojet e saj. Teoritë e audiencës

Seanca 6: Aplikimi i aftësive të komunikimit në kontekste te caktuara


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/23269


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të rejaPagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

348 Lexime
4 ditë më parë