TRAJNIM ME KREDITE

QTPA: trajnim me kredite në datën 18 prill, moduli "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 18 prill 2026 trajnimin për modulin "Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues”. Më poshtë gjeni linkun për t'u regjistruar dhe detaje të tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 18.04.2026 trajnimin për modulin:"Motivimi i nxënësve përmes mendimit kritik dhe krijues"Moduli synon: 


Moduli synon 

zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me aftësitë e të mendimit kritik e krijues, si dhe me rrugët dhe strategjitë mësimore për zhvillimin e këtyre aftësive te nxënësit.


Moduli trajton:

- Seanca 1: Mendimi kritik dhe krijues 

- Seanca 2: Teknika të motivimit përmes mendimit kritik

- Seanca 3: Teknika të motivimit përmes mendimit krijues

- Seanca 4: Zhvillimi i një kuadri didaktik për kualifikimin e stafit pedagogjik

- Seanca 5: Mjedisi i te menduarit kritik. Rreziqet e mendjes joobjektive dhe botëkuptimit joobjektiv

- Seanca 6: Aftësimi praktik për zbatimin e teknikave të mendimit kritik dhe krijues në procesin mësimor. 


Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve. 


Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është I barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim linku i mëposhtëm:https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/23198


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas.


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

1,168 Lexime
1 muaj më parë