Trajnim me kredite

QTPA: Trajnim në 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë trajnim me kredite në datën 21 dhjetor për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”. Më poshtë gjeni linkun e regjistrimit dhe detajet e tjera.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë duke filluar në datën 21.12. 2024 trajnimin për modulin:

“Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit” 


Trajner: Mimoza Matraxhiu 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me raportimin e progresit te arritjeve të nxënësve dhe format e tij duke bërë të mundur që pjesëmarrësit:

  • të kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve;
  • të zhvillojnë strategji për të përfshirë gjithë aktorët në këtë raportim; 
  • të aftësohen për të përdorur format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve


Moduli trajton:

Seanca 1: Raportimi i progresit dhe arritjeve të nxënësve, qëllimet e tij.

Seanca 2: Përftuesit e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 3: Rolet e secilit përfitues gjatë raportimit dhe përgjegjësitë.

Seanca 4: Format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 5: Modele të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 6: SMIP funksioni dhe përdorimi i tij.


Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim linku i mëposhtëm:

https://trajnime.arsimi.rash.al/aplikim/18521


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

586 Lexime
1 javë më parë