Trajnim

QTPA trajnim për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë duke filluar në datën 17 Mars 2023 trajnimin për modulin “Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit”. Trajner: Mimoza Matraxhiu. Detajet e këtij trajnimi dhe formularin e regjistrimit e gjeni më poshtë.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë duke filluar në datën 17 Mars 2023 trajnimin për modulin:

“Raporti i progresit dhe arritjeve të nxënësit” 

Trajner: Mimoza Matraxhiu 


Moduli synon: Moduli synon zhvillimin profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në lidhje me raportimin e progresit te arritjeve të nxënësve dhe format e tij duke bërë të mundur që pjesëmarrësit:


  • të kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve;
  • të zhvillojnë strategji për të përfshirë gjithë aktorët në këtë raportim; 
  • të aftësohen për të përdorur format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve


Moduli trajton:

Seanca 1: Raportimi i progresit dhe arritjeve të nxënësve, qëllimet e tij.

Seanca 2: Përftuesit e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 3: Rolet e secilit përfitues gjatë raportimit dhe përgjegjësitë.

Seanca 4: Format e raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 5: Modele të raportimit të progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Seanca 6: SMIP funksioni dhe përdorimi i tij.


 Përfituesit nga trajnimi:

  • Mësues të arsimit fillor 
  • Mësues të AMU/AML 
  • Drejtues shkollash 
  • Specialistë të ZVA-ve. 


Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar nga ASCAP dhe MAS për mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është i barazvlefshëm në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).


Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 

Për regjistrim klikoni këtu  


Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]




©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,082 Lexime
1 vit më parë