TRAJNIM

QTPA trajnim për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas do të zhvillojë në datën 20 maj 2023 trajnimin për modulin “Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online”. Trajnimi zhvillohet me trajneren Denata Toçe.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas, do të zhvillojë në datën 20 Maj 2023 trajnimin për modulin: 


Strategjitë e integrimit të nxënësve me aftësi ndryshe në mësimdhënien online


Trajner -  Denada Toçe


Moduli synon synon të evidentojë strategjitë më gjithëpërfshirëse të mësimit në distancë për nxënësit me aftësi ndryshe. Efektiviteti strategjive të mësimit online kushtëzohet nga strategjitë e menaxhimit të sjelljeve të cilat duhet të përzgjidhen me kujdes në varësi të nevojave të fëmijëve me aftësi ndryshe.   


Moduli trajton:

Seanca 1: Kuptimi  i termit “mësim onlinë”dhe përfitimet e tij;

Seanca 2: Aktivitetet e ndryshme mësimore si në klasë dhe online;

Seanca 3: Sfidat e të nxënit online, vështirësitë dhe zgjidhjet gjatë mësimit në klasë;

Seanca 4: Pjesëmarrja dhe vështirësitë gjatë mësimit online, dallimet me mësimin në klasë;

Seanca 5: Menaxhimi i sjelljes dhe të nxënit për fëmijët me aftësi ndryshe në mësimin online dhe atë në klasë;

Seanca 6: Strategji për mësimin online dhe atë  kombinuar te fëmijët me aftësi ndryshe.


 Përfituesit nga trajnimi:

  1. Specialistë të ZVAP;
  2. Drejtuesit e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar;
  3. Mësues të arsimit parashkollor;
  4. Mësues të arsimit të detyruar.

 

Ky trajnim ka 1 kredit dhe është i akredituar  nga ASCAP dhe MAS për  mësuesit e sistemit parauniversitar. Ai është  i  barazvlefshëm  në 18 orë trajnim (9 orë trajnim/ 9 orë përgatitje dhe përpunim njohurish).

Trajnimi zhvillohet online në platformën Zoom. 


Për regjistrim klikoni në linkun më poshtë:

https://trajnime.arsimi.rash.al/Trajnimes/Createmesuseregister/69748?d=05%2F20%2F2023%2000%3A00%3A00

 

Pagesa për trajnimin është 1500 lekë të reja.

Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare të Albas. 


Për më tepër informacion, mund të kontaktoni në numrin  e sekretarisë 0697070480, ose në adresën e e-mailit: [email protected]



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,215 Lexime
10 muaj më parë