Trajnime për portalin

QTPA: Trajnime nga data 19 qershor-3 korrik për provimin “Mësues për Shqipërinë”

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas do të zhvillojë nga data 19 qershor-3 korrik, trajnime për portalin “Mësues për Shqipërinë” për të gjithë mësuesit e të gjitha cikleve. Trajnimi përmban tri module. Për më tepër lexoni më poshtë.

Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas mbështetur në kërkesat e vazhdueshme gjatë trajnimeve, për t'u ardhur në ndihmë mësuesve që zhvillojnë provimin e portalit "Mësues për Shqipërinë", ju njofton se do të zhvillojë nga data 19 qershor- 3 korrik, trajnime për përgatitjen për këtë provim për të gjithë mësuesit e të gjitha cikleve (mësuesit e arsimit të ulët: ciklit parashkollor e fillor; mësuesit e arsimit të mesëm të ulët; mësuesit e arsimit të mesëm të lartë) që aplikojnë në portalin “Mësues për Shqipërinë” .


Trajnimi përmban këto module:

- Moduli i metodologjisë së mësimdhënies e didaktikës; (19.06.2021)

- Moduli i nivelit shkencor për çdo profil lënde; (26.06.2021)

- Moduli i bazës ligjore; etika profesionale në punë; (3.07.2021)




Përmbajtja e moduleve është ndërtuar në bazë të programeve përkatëse të publikuara nga ASCAP dhe MASR. 


Modulet janë ndërtuar në bazë praktike, ku do të ushtroheni për t'iu përgjigjur saktë pyetjeve të provimit. Përmbajnë zgjidhje ushtrimesh e modele testesh për të gjitha fushat përkatëse të provimeve. 

Çdo modul zhvillohet online në platfomën Zoom. Ju mund të regjistroheni në modulin që ju intereson. 

Për regjistrim jeni të lutur të plotësoni linkun e mëposhtëm:

Për informacione të mëtejshme kontaktoni në numrin 0697070480

Faleminderit!


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.  

7,478 Lexime
2 vjet më parë