QENDRA E TRAJNIMEVE dhe Projekteve ALBAS

QTPA zbardh kalendarin e trajnimeve me kredite

Qendra e Trajnimeve Albas ka nisur sezonin e trajnimeve për këtë vit të ri akademik. Pas eksperiencës së sezonit të kaluar, ku u trajnuan rreth 800 mësues, këtë sezon do të jemi akoma më pranë jush duke ju ofruar trajnime dinjitoze të akredituara.

Të nderuar mësues, 


Qendra e Trajnimeve dhe Projekteve Albas ka nisur sezonin e trajnimeve për këtë vit të ri akademik. Pas eksperiencës së sezonit të kaluar, ku u trajnuan rreth 800 mësues, këtë sezon do të jemi akoma më pranë jush duke ju ofruar trajnime dinjitoze të akredituara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. 


QTP ka përcaktuar agjendën e trajnimeve e cila është hartuar në bazë të kërkesave të mësuesve. 


Moduli Kodi Trajneri Fusha e trajnimit Data e fillimit Qyteti
Mësimdhënia në kurrikulat e reja 17MN112 Natasha Poroçani Mësimdhënia dhe të nxënit 28/09/2018  Tiranë
Mësimdhënia në kurrikulat e reja 17MN112 Natasha Poroçani Mësimdhënia dhe të nxënit 13/10/2018  Korçë
Mësimdhënia në kurrikulat e reja 17MN112 Natasha Poroçani Mësimdhënia dhe të nxënit 19/10/2018  Lushnjë
Mësimdhënia në kurrikulat e reja 17MN112 Natasha Poroçani Mësimdhënia dhe të nxënit 26/10/2018  Lezhë


Me datën 28 dhe 29 shtator në Tiranë, në adresën autostrada Tiranë-Durrës, km 4, zhvillohet trajnimi për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” më trajnera Natasha Poroçani. 


Në datën 13 dhe 14 tetor ekipi i trajnimeve në QTPA do të jetë në Korçë për të zhvilluar trajnimin e radhës për modulin “Mësimdhënia në kurrikulat e reja”.


Trajnimi i radhës do të jetë në Lushnje me datën 19 dhe 20 tetor. Ndërsa në datën 26 dhe 27 tetor trajnimi do të zhvillohet  në Lezhë.


Çdo mudul ka 1 kredit i cili kushton 2000 lekë. (përfshirë edhe materialet e trajnimit)

Certifikata është e njohur nga MASR. 


Për informacion dhe regjistrim jeni të lutur të na kontaktoni në adresën e e-mailit

[email protected] dhe në numrin e telefonit 0697070480, ose mund të regjistroheni online në adresën: https://trajnime.arsimi.gov.al/Trajnimes/TrajnimeMesues 


(Portali Shkollor)

4,787 Lexime
5 vjet më parë