Leximet gjatë verës

Rekomandimet e ALBAS për titujt e verës

Vera është ende këtu dhe bashkë me të edhe plazhi, koha e lirë dhe dëfrimi. Pushimet shënojnë kredhjen në qetësi dhe libra të mirë. Albas sugjeron disa nga titujt më interesantë për çdo grupmoshë të cilët mund t’i lexoni nën çadër këtë verë. Lexojini më poshtë.

Vera është ende këtu dhe bashkë me të edhe plazhi, koha e lirë dhe dëfrimi. Pushimet shënojnë kredhjen në qetësi dhe libra të mirë.  Albas sugjeron disa nga titujt më interesantë për çdo grupmoshë të cilët mund t’i lexoni nën çadër këtë verë.   



KATEGORIA PËR FËMIJË


Leximi veror lehtëson praktikimin e aftësive të fituara të fëmijëve gjatë vitit shkollor, duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e fëmijëve rreth botës së jashtme. 


Në serinë e Konit dhe Maksit, Albas rekomandon për grupmosha nga parashkollor i titujt  si: “Maksi mëson të notojë”, "Koni dhe çasti i shumëpritur i akullores",  "Koni dhe cirku i pushimeve", "Koni bën një udhëtim",  "Koni fiton medaljen e notit", "Koni udhëton nëpër detin Mesdhe". “Fabulat e Ezopit”; Klasikët; “Një familje e paparë”., ne propozojmë disa nga këta tituj: 


Librat më të dashur nga autorët shqiptarë për fëmijë janë: “Kalamajtë e pallatit tim 1, 2”Bedri Dedja, “Gurnecka, tregime të zgjedhura për fëmijë”Dhimitër  Shuteriqi; “Kapelëkuqja Diellzë” Adelina Mamaqi, “Hajdutja e buzëqeshjeve”Sevi Lami; “Kalendari i ëndrrave të mollës” Natasha Poroçani; “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” Edi Gogu; “Engjëlli blu” Anila Kruti.  



KATEGORIA PËR ADOLESHENTË


Kryesisht, adoleshentët preferojnë  romanet me tematika aktuale, argëtuese dhe interesante për moshën. Mes shumë titujve të preferuar renditen librat: “Mondo dhe tregime të tjera”, “Dhelpra e shkretëtirës’, “Vera ime pa të dashur “Jeta ime, dashuria dhe gjithçka tjetër”, “Unë them jo”.



KATEGORIA PËR TË RRITURIT


Librat më të mirë nga autorë të huaj 


Romane që lexohen me kënaqësi buzë bregdetit janë: “Loja e Geraldit” nga Stephen King, “Femra të mençura, zgjedhje të gabuara” nga Dr. Kolonel Kouven& Dr. Melvin Kinder, “Kufiri” nga Latif Ajrullai, “Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera”nga Carlos Fuentes , “Jeta ime me Stivënin nga Jane Hawking”, “Më fal” nga  Ida Hegazi Hoyer, “Darka” nga Herman Koch, romanet e Domenico Starnone “Lidhëse”, “Me shaka…”  dhe “Heshtja”.Ndërkohë sugjerojmë romanet nga tetralogjia e Lepurit e John Updike. "Lepur, vrapo", “Lepuri kthehet”, “Lepuri është i pasur”.

Albas sugjeron titujt të cilët i përkasin serive klasikë dhe modernë si, “Komediania” nga Reymont, “Një mal diamanti” nga Francis Scott Fitzgerald, “Dashnori i zonjës Çetërli” nga H. D. Lawrence.


Librat më të mirë nga autorë shqiptarë


Për të gjithë lexuesit që gjatë verës duan të lexojnë libra të mirë nga autorë shqiptarë atëherë Albas propozon këta tituj: “Faqja e fundit” nga Gazmend Kapllani, “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur” nga Ag Apolloni, “Castigat” dhe  “Qortimet e zotit Shyti” nga Ardian Vehbiu, “Bar Sahara” nga Dionis Prifti dhe “Erërat që trazojnë mjegullën” nga Ervin Nezha. 


Poezi dhe verë


Në rubrikën e romatizimit të pushimeve verore, poezia zë një hapësirë sa intime, aq edhe të kërkuar nga lexuesit, që zgjedhin ta lexojnë buzë detit mbrëmjeve të vapës. Albas sugjeron dy librat e Rumit: “Libri i dashurisë” dhe “Rumi i ndaluar”.


Librat filozofikë


Për lexuesit të cilët preferojnë të zhyten thellësisht në libra filozofikë sugjerojmë: “Shtatë të çmendurit” nga Roberto Arlt, “Një tjetër det” nga Claudio Magris.


Librat psikologjikë dhe motivues


Gjatë këtyre pushimeve përgatituni për të nisur një udhëtim vetë zbulues me këta libra psikologjikë dhe motivues të Albas : "Shprehia e vetëbrohoritjes" dhe “Rregulla e 5-minutëshit” nga Mel Robbins, "Një minutë urti" nga Anthony de Mello, "Rruga në të cilën rrallë shkohet" nga Scott Peck, "Selfie" nga Will Storr. Nga  Robin Sharma sugjerojmë tre titujt "Murgu që shiti Ferrarin" , “Shenjtori, Sërfisti dhe Sipërmarrësja” dhe "Klubi 5 i mëngjesit". Këta libra do të të zgjerojnë horizontin, do të të ndezin kureshtjen dhe do të të ofrojnë njohuri të thella rreth kompleksitetit të sjelljes njerëzore.


KATEGORIA PËR TURISTËT


Për turistët sugjerojmë infopoint-et mbi qytetet e Shqipërisë dhe mjedisit. Albumet fotografike janë përgjithësisht më të parapëlqyerat, pasi në fokus kanë promovimin e trashëgimisë natyrore: “Parqet kombëtare të Shqipërisë”.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

939 Lexime
8 muaj më parë