SHTËPIA BOTUESE “ALBAS”

Risi në tekstet e reja të Albasit këtë vit shkollor

Albas përpiqet të jetë sa më pranë zhvillimeve të reja, jo vetëm arsimore, por edhe të brezave të rinj të nxënësve. Me eksperiencë shumëvjeçare ka rritur të bashkojë autorë nga Kosova e Shqipëria.

Shtëpia botuese “Albas” me degët e saj në Tiranë, Prishtinë, Tetovë dhe Preshevë ka punuar fort që këtë vit të ri shkollor të gjithë nxënësit të pajisen me tekste shkollore që i përmbahen plotësisht kurrikulës së re. 


Në Shqipëri Albasi ka mbi 15 vjet që është pranë mësuesve dhe nxënësve me një numër të madh tekstesh shkollore, që përfshijnë pothuaj të gjitha lëndët shoqërore dhe ato shkencore. Këtë vit në  Kosovë kjo dëshmohet edhe përmes një numri të madh tekstesh të fituara në konkurset e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç janë: Shkathtësi për jetë 1, Edukatë figurative 2, Eukatë qytetare 6, Histori 7, Gjeografi 7, Gjeografi 10, Gjuhë shqipe 10, Letërsi 10, Edukatë qytetare 10,  Histori 10, Gjeografi 11, Kimi 11, Fiozofi dhe Logjikë 11, Edukatë qytetare 11,  Psikologjia 11, Gjuhë shqipe 11, Letërsi 11, Histori 11, Fizikë 11, Biologji 11.


Sukses i Albasit këtë vit është edhe përzgjedhja e këtyre teksteve shkollore alternative: Gjuhë shqipe 2, Matematikë 2, Shoqëria dhe mjedisi 1 dhe Shoqëria dhe mjedisi 2, Gjeografi 6, Shkathtësi për jetë 2, Fizikë 6 dhe Fizikë 11.


Pos kësaj, na gëzon fakti që edhe nxënësit e Luginës së Preshevës do të kenë mundësinë të pajisen edhe me më shumë tekste shkollore të Albasit, gjë që ua mundëson realizimin e të drejtës për shkollim në gjuhën shqipe.


Shtëpia botuese “Albas” duke ndjekur politikën e saj mbarëkombëtare ka arritur edhe këtë herë të bashkojë autorët nga Kosova e Shqipëria, veçanërisht për tekstet e lëndëve shoqërore, si: Gjuha shqipe, Letërsia, Historia, Gjeografia etj,. 


Albas vjen me disa risi në tekstet shkollore me kurrikulat e reja, të cilat lidhen si me përmbajtjen shkencore dhe didaktike, ashtu dhe me dizajnimin, ilustrimet, skemat, fotot etj. Po kështu, Albas është e para shtëpi botuese që sjell tekstet e saj të digjitalizuara nëpërmjet portalit shkollor www.portalishkollor.al. Tekstet e digjitalizuara do të ndihmojnë mësuesin për një mësimdhënie bashkëkohore si dhe nxënësin për një të mësuar interaktiv. Në tekstet e Albasit nxënësi është në qendër të vëmendjes; ai ndihmohet me aparatet didaktike të larmishme, me pyetje që zhvillojnë të menduarin kritik dhe me detyra e projekte, me anë të të cilave, nxënësi i vë në praktikë njohuritë teorike që ka mësuar.


Eksperienca 20-vjeçare e Albasit në tekstet shkollore, redaksia e saj me punonjës të kualifikuar në drejtim të teksteve shkollore, është një garanci për prurjen e teksteve cilësore. Albas e ka zgjeruar shumë rrethin e bashkëpunëtorëve në Kosovë jo vetëm me pedagogë e studiues, por dhe me arsimtarë, të cilët kanë dhënë një kontribut me vlerë veçanërisht në anën didaktike të teksteve si edhe në librat e mësuesit. 


Albas do të vazhdojë si përherë edhe këtë vit të jetë e hapur ndaj sugjerimeve të arsimtarëve e nxënësve, të cilët punojnë çdo ditë me tekstet mësimore, pasi tekstin e mirë nuk e përcakton vetëm një komision vlerësues, sado i përgatitur të jetë ai. Teksti i mirë përcaktohet në shkollë dhe, në kuadër të teksteve alternativave.


Albas përpiqet të jetë sa më pranë zhvillimeve të reja, jo vetëm arsimore, por edhe të brezave të rinj të nxënësve, të cilët ndryshojnë nga viti në vit me një shpejtësi të madhe.



(Portali Shkollor)

5,020 Lexime
5 vjet më parë