Botime për fëmijë

Seria Vogëlushi-Vogëlushja

Një seri librash shumë e dashur për vajza dhe djem që duan të argëtohen duke imituar të rriturit. Histori për fëmijët që duan t’u ngjajnë heronjve dhe të enden larg me imagjinatën e tyre.

Traktori i Petrit

Petri i vogël e kalon tërë ditën mbi traktorin e tij të bukur, duke u marrë me punët e fermës. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe të argëtohet, duke luajtur me Petrin dhe traktorin e tij të verdhë.

Avioni i Gastonit

Gastonit të vogël i pëlqen shumë të pilotojë. Me avionin e tij ai ngjitet mbi re dhe formon figura në qiell. Në këtë libër tregohet se sa bukur është të drejtosh një avion dhe të fluturosh sipër reve.

Anija e Leos

Leoja i vogël ka një anije të bukur. Përmes këtij libri tregohet se si një ditë ai niset për peshkim me anijen e tij. Por,  për të drejtuar një anije, duhet të jesh kapiten i zoti dhe të kesh trup atleti!

Liza luan si mësuese

Liza e vogël u bën mësim kukullave të saj, njësoj si një mësuese e vërtetë: ajo bën apelin, shkruan me shkumës, pyet dhe jep detyra. Duke luajtur me Lizën dhe kukullat e saj, fëmijët mësojnë për profesionin e mësuesit.

Lola luan si mama

Lola e vogël luan si mama me kukullën e saj. Ajo e shëtit atë në park, i mëson për zogjtë e natyrën, e ushqen, i ndërron pelenën, i bën banjë dhe e vë në gjumë duke i kënduar ninullë. Libri e fton fëmijën që të mësojë dhe të argëtohet, duke luajtur me Lolën dhe kukullën e saj.

Klara luan balerinash

Vogëlushja Klara ka shumë dëshirë të kërcejë dhe me kostumin e baletit ngjan si një balerinë e vërtetë. Bashkë me shoqen e saj Lina, ato bëjnë prova për të dhënë një shfaqje para kukullave të tyre. Klara i fton mikeshat e saj të vogla të kërcejnë bashkë me të.

Nina luan doktoreshash

Nina e vogël vesh uniformën e doktoreshës dhe viziton arush-bebushin si një doktoreshë e vërtetë. I dëgjon frymëmarrjen, i kontrollon veshët, hundët dhe pastaj i bën një gjilpërë. Duke luajtur me Ninën fëmijët mësojnë profesionin e doktoreshës.

3,484 Lexime
7 vjet më parë