Albas ju uron gëzuar!

"Shën Valentini", botimet Albas janë dhurata më e mirë

Në ditën e të dashuruarve ju sugjeron t’i dhuroni të dashurit të zemrës një libër. Ju sugjerojmë botimet Albas e në mesin e tyre veçojmë: “Kënga e turmës” nga Rita Petro, “Kënga e këngëve e Solomonit” nga Luan Rama, “Gitanjali” nga Ukë Buçpapaj.

Shën Valentini po afron ndaj ALBAS ju ofron këta libra, të cilët do të jenë një dhuratë e çmuar për njeriun tuaj të dashur. Vargje të mrekullueshme dashurie që do t'ju ndihmojnë për një paqe shpirtërore e do t'ju nxitin t'i mësoni përmendsh, për t'i marrë me vete në xhepin e zemrës suaj. Ju sugjerojmë botimes Albas e në mesin e tyre veçojmë: “Kënga e turmës” nga Rita Petro, “Kënga e këngëve e Solomonit” vjen e shqipëruar nga Luan Rama, “Gitanjali” i përkthyer nga Ukë Buçpapaj.

“Kënga e turmës” është botimi i fundit i Rita Petros, poezi të shkruara ndër vite dhe të reja shoqëruar me ilustrime të vetë poetes. Më poshtë kemi shkëputur disa vargje:

"Ne jemi të gjithë këtu poshtë, po jemi vetëm

Zoti është aq lart sa gjëkundi s’duket,

Ndërsa tribuna pothuaj gjithnjë bosh,

Dhe kur dalin, ata duan vetëm t’i dëgjosh.

Ndaj ne jemi një turmë e madhe, e shtrënguar, jetime.

Këndojmë të gjithë me qirinj të fikur

Fryu erë e fortë, s’ka kush të na i ndezë,

Në tribunë nuk duket këmbë njeriu

Dhe kur vijnë,

Nuk kanë me vete një fije shkrepëse…"


I burgosuri im i përjetshëm

I burgosuri im i përjetshëm,

Në fshehtësinë

Më të thellë

Të zemrës sime

Të kam futur,

Që drita e diellit të të hyjë

Përmes syrit tim,

Zemërimi i qiellit të të trondisë

Përmes drithërimës sime,

Vërshimi i ujërave të të ripërtërijë

Përmes gjakut tim.

I burgosuri im i përjetshëm!

Unë s’dua t’ia di

Në më do

A më mallkon ti

Veç në ndodhtë

Që trupi të më vdesë,

Je i lirë

Bashkë me shpirtin tim

Të fluturosh në qiell.

“Kënga e këngëve e Solomonit”

Dashuria, gjithnjë dashuria, që në mugëtirën e kohëve, duhet të ketë qenë një nga ndjesitë e para, që, pas shekujve të instiktit, të lidhjes dhe të bashkimit, mori formë, u mbrujt me afsh dhe dëshirë, me ëndrra dhe ngjizma të ngrohta mishi dhe gjaku, u zbukurua e hodhi shtat mbi lëndina, vreshta e ullishte, për të shkuar drejt ekstazës dhe përkushtimit. Rrahje zemre, dihatje, pritje, ankth dhe net të pagjuma... Dhe përsëri një ag në pritje, ku, siç shkruhet, papritur ezmerja dhe e bukura Shulamitë dëgjonte hapat e të dashurit të saj, atij që do t’i përkushtohej duke thënë në këngën e famshme Kënga e këngëve e Solomonit:

... Unë flija, porzemra ime rrinte zgjuar.

Është zëri i tëdashurit tim që troket:

Hapma, motër dhemikja ime,

Pëllumbesha ime, epërsosura ime!...

“Kënga e këngëve e Solomonit” vjen e shqipëruar nga Luan Rama dhe e botuar nga Albas.

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën!

Fjala “Gitanjali” e gjuhës burimore, bengalisht, në kuptimin “flijime kënge”, është përmbledhje me prozë poetike të Rabindranat Tagorës (1861-1941), e cila u botua më 1913. Po në të njëjtin vit, për shkak të madhështisë së kësaj vepre letrare të përkthyer në anglisht nga vetë autori, ky i fundit fitoi çmimin “Nobel”.

Në daç paqe dhe qetësi, lexo Rabindranat Tagorën! Kaq e vërtetë është kjo, sa thuhet se leximi vetëm i një vargu të poezisë së tij, të shpëton pa u mbytur në detin që ngretallaze të tërbuara brenda dhe jashtë teje, të nxjerr në breg shëndoshë e mirë, të shpie te shtëpia e shpresës dhe e fuqisë.

Begatia e mendimit dhe thjeshtësia e gjuhës së kësaj poezie të shkakton përtëritje shpirtërore dhe mendore të pareshtur. Aty gjendet gjithë frymëzimi i njerëzimit. Kështu, duke lexuar këtë poezi, përjeton ndjesinë e bukurive dhe të domethënieve të dukshme, sheh zogjtë që zbresin nga pemët dhe të ulen në duar, sepse ndërtimi i saj përputhet me doktrinën e Niçes, që thotë se nuk duhet besuar në ato bukuri morale apo intelektuale, të cilat, me kalimin e kohës, nuk arrijnë të lënë vulën e vet në gjëra të prekshme. Për këtë arsye, nuk ke se si të mos biesh përjetë në dashuri me këtë poezi që në leximin e parë.

Vargjet më të bukura janë shkruar për dashurinë dhe në këta tituj ju do të mund të gjeni poezinë tuaj, atë që ngjason me historinë tuaj të dashurisë, e pikërisht libri në të cilën ndodhet kjo poezi do të jetë dhurata më e mirë për partneren tuaj.

(Portali Shkollor)

2,260 Lexime
7 vjet më parë