Fier

Shkolla "Flatrat e dijes" - 18 vjet histori suksesi

Çdo vit, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier, publikon renditjen e shkollave më të mira, duke iu referuar Kartës së Performancës, hartuar nga MASR.“Flatrat e dijes”, për të dyja shkollat, 9-vjeçare dhe e mesme shpallet në vendin e parë.

Shkolla "Flatrat e dijes" - 18 vjet histori suksesi

Komisioni Europian i Edukimit në Bruksel, shkollës “Flatrave të dijes” i jep çmimin shkollë eTwinning.

Gjatë këtij viti shkollor prioritet ishte përfshirja e mësuesve në platformën eTwinning e cila mbështetet në Kuadrin Europian të kompetencave kyçe, duke përdorur metodën e mësimit të bazuar në projekt. Sot eTwinning ka frymëzuar rreth 40 mësues të "Flatrave" cilët kanë bashkëpunuar në rreth 60 projekte kombëtare e ndërkombëtare.


Çdo vit, Drejtoria Arsimore Rajonale Fier, publikon renditjen e shkollave më të mira, duke iu referuar Kartës së Performancës, hartuar nga MAS. Përsëri “Flatrat e dijes”, për të dyja shkollat, 9-vjeçare dhe e Mesme shpallet në vendin e Parë midis 79 shkollave 9-vjeçare dhe 25 shkollave të mesme të Fierit. 


Si gjithmonë kemi “rrëmbyer” plot trofe dhe çmime nderi në olimpiadat dhe konkurset kombëtare.


Nuk është rastësi që nxënësit tanë pranohen në universitet më të mira në botë. 

Dhe dëshmitarë të kurorëzimit me sukses të punës dhe mundit të tyre gjatë këtij viti, janë maturantët, të cilët, si pjesë e traditës së FLATRISTËVE, shkëlqyen në provimet e maturës shtetërore.


Ne jemi të bindur se secili prej maturantëve që, për shumë vjet, hyri i lumtur në oborrin e në klasat e kësaj shkolle, që mësoi me përkushtim, që respektoi dhe deshi mësuesit e vet, duke shprehur qytetari, do të ndihet krenar dhe do t’i kujtojë ato me nostalgji gjatë gjithë jetës. Dhe kjo ne na bën të lumtur.


Marsel Gega, zv. president i "Flatrave të dijes"


(Portali Shkollor)

3,723 Lexime
6 vjet më parë