SHKOLLAT JOPUBLIKE

Shkollat jopublike, të duhura për mirëedukimin dhe arsimimin bazë të fëmijëve?

Prindër, kush ka mundësi për shkollat jopublike, për fëmijët e tyre nga klasat I-VI-të, të mos ngurojë për mirëedukimin e fëmijës së tyre, sepse si fillim për fëmijët është më e rëndësishme që të ndjehen rehat dhe komod në klasën e tyre...

Duke e ditur se si po funksionon arsimimi në shkollat publike, për arsye të mbipopullimit të klasave në qytetet e mëdha, ose të bashkimit të tyre deri në dy-tri apo dhe katër klasë bashkë, nëpër fshatrat e thella dhe të pabanuara për arsye migrimi apo emigrimi, të infratrukturës së dobët dhe të pamjaftueshme, të mënyrave të mësimdhënies me në qendër nxënësin, ku theksojmë se sot fëmijët në qendër të vëmendjes së tyre kanë vetëm lojra komjuterike dhe videogame, të përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta pa mësues ndihmës shpeshherë, të atyre me prindër “vipa” të divorcuar, ku nuk u mungon asgjë materiale, por u mungon kryesorja shpirtërorja, të atyre fëmijëve me ndihmë ekonomike që s`u mjafton as për bukë thatë, ku u mungon ekonomia, dhe kur të mungon ekonomia të mungon gjithçka, nuk ndjehen mirë, nuk përqendrohen në mësim nga kequshqyerja, të cilët shpesh i lëndon bullizmi i shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi nga shokët/shoqet dhe ka raste dhe nga mësuesit e tyre, etj, etj, etj. 


Disa prindër nuk do t`ia falin kurrë vetes që fëmijët e tyre nuk po i shkollojnë si duhet, ku duhet, kur duhet dhe në kohën e duhur. Pavarsisht se sot ekziston të nxënët gjatë gjithë jetës, por ky i nxënë gjatë gjithë jetës fillon pas arsimimit të detyrueshëm, dhe me dëshirë por varet nga mjedisi, ekonomia, shoqëria etj. 


Për këtë qëllim alternativat e duhura sot janë shkollat jopublike për arsimimin fillor, përfshi klasën e pestë dhe gjashtë ku fëmijët janë akoma të vegjël dhe të pandërgjegjshëm, për të mësuar vetë me rregull dhe cilësinë e duhur ose prindërit s`mund dhe s`duhet t`i lëshojnë nga dora për arsye sigurie në radhë të parë. Sepse fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe respekt; së pari duhet të ndihen si “nxënës” në shkollën e tyre, dhe jo kur të dalë mësuesi i fiskulturës apo ndonjë nxënës i prapambetur nga klasa e tetë-nëntë që mund të jetë rreth shtatëmbëdhjetë vjeç dhe t`i marrë përpara, t`i rrëzojë padashje, me ndonjë goditje të papritur për arsye se nuk i shohin, kokën lart dhe vazhdojnë rrugën e tyre, dhe pasi t`i rrëzojnë do të shkojë t`i kapë mësuesja kujdestare sepse mendja e tyre… Imagjino shkollat e mesme në një oborr me fëmijë të ciklit apo dhe parashkollor. Së dyti kanë nevojë për një edukim më cilësor dhe fjala e dhënë të mbahet si për sjelljen ashtu dhe për përvetsimin apo trajtimin dhe pyetjet që lindin rreth orës mësimore, shtimin e diçkaje të re nga ana e mësuesit që t`i nxitë dhe ngacmojë aty ku e kanë më të nevojshme. 


Çfarë do të bëjë më parë, një mësues/e me tridhjetë e pesë nxënës e lart, përfshi ata me kartelë që i di vetëm mësuesi/sja. Ose ai/ajo mësues/mësuese me disa klasa kolektive, imagjino vetëm t`i lexojë, apo ti shkruajë përciptaz ditarët. Nejse sidoqë të jetë mësuesi sot në shkollat publike është një “hero i vërtetë”, në këtë pikë, se në disa pika të tjera i kemi tolerantë më shumë se duhet. Vetëm duke u kthyer përgjigje për pyetjet e tyre të shumta, të ndryshme dhe herë-herë befasuese atyre engjëjve të vegjël, pasi interesi këtu është për arsimin bazë, pa filluar akoma mësimi jo më  kur të fillojë mësimi.    


shkollat jopublike që në klasë të parë do të gjesh, infrastrukturën e duhur, mirëmenaxhimin e rrugëzgjidhjes së sjelljeve problematike të nxënësve nga vetë drejtuesi i institucionit, pa u lodhur fare mësuesja e klasës apo lëndës, mirëmenaxhim të mësimdhënies për arsye se; që në klasë të parë fëmijët kanë mësues special të profilit për çdo lëndë, që do të thotë se; që në arsimin fillor fëmijës i japin një drejtim se cilën rrugë duhet zgjedhë apo cilës fushë/lëndë t`i kushtojë rëndësi më shumë etj. Pa harruar pastaj se ata fëmijë që nuk mësojnë, apo nuk mirëmenaxhohen i largojnë nga shkolla, që të kërkojnë një shkollë tjetër, publike ose jopublike është punë e prindit ajo. “Kur të ketë kështu kushtesh/kriteresh punoj me shumë dëshirë”, - shton një mësuese e shkollave publike. 


Kështu prindër kush ka mundësi për shkollat jopublike, për fëmijët e tyre nga klasat I-VI-të, të  mos ngurojë për mirëedukimin e fëmijës së tyre, sepse si fillim për fëmijët është më e rëndësishme që të ndjehen rehat dhe komod në klasën e tyre, pastaj vjen mësimi dhe dija të cilën do ta kërkojnë vetë. Kështu lirohen pak dhe shkollat publike, ku asnjëherë nuk është faji i mësuesit, sidoqë të jetë me një numër të tillë nxënësish. Imagjinoni fëmijën tuaj ta keni në klasë me një fëmijë hiperaktiv, i cili nuk ngurron, nuk e ka problem që të marrë karrigen e tij dhe t`ia hedhë, t`i gjuaj shokut apo shoqes. Apo ta hedhë shoqen/shokun përtokë, ta përplasë në dysheme apo kokën në mur. Fiks luftë për ekzistencë. Prandaj kanë nevojë dhe fëmijët hiperaktivë për mësues ndihmës, sepse duhet të dalin, të lëvizin, të vrapojnë që të ulin hiperaktivitetin e tyre dhe jo t`ua bëjnë më të vështirë klimën në klasë shokëve dhe shoqeve, apo të presim rastet tragjike për reagim. Ja si shprehet nëna e një fëmijë hiperaktiv, 5 vjeç.


“Fëmija im, kur është  zgjuar, është si një motor aeroplani, që fluturon me shpejtësi maksimale. Të përpiqesh të mbash atë të qetë është si të kërkosh gjilpërën në kashtë”.

Një rast/shembull i bisedës së prindit me fëmijën hiperaktiv, gjatë një eventi.

-Mami dua të dal jashtë, -i tha. 

-Jo, s`e nuk kthehesh më.

-Të lutem mami më lër, dua të dal, s`duroj dot më. Kjo zemra ime e vogël, po del nga vendi, - mami, mami …dhe përdredh duart e tij të vogla afër zemrës së vet.  

- Lëre të dalë, se plasi djali.

Jo, se nuk më kthehet më, nuk e di se si mëson në shkollë, çfarë bën mësuesja e tij, me të në klasë.


Djali yt është flori, është aktor i gjallë, aktor i lindur. Djali yt është dhe talent dhe hiperaktiv, ai lodhet shumë në klasë, kur pret të tjerët që ta arrijnë. Nganjëherë përfshihet dhe në lëvizje të kota derisa të ulet që të shkruajë, por ai dhe kur flet në klasë, flet me shenja si një i rritur, kur ta thotë diçka apo kur këshillon shokët, tak mbyll njërin sy. Ne nuk kemi mësues në dispozicion dhe kushte, që të përballojmë fëmijë të tillë dhe mënyra më e shpejtë është; “mbylle gojën”, “duro”, “shiko si rrinë të tjerët”, “prit të tjerët” etj, mësuesit ja kufizojnë, ia presin imagjinatën dashje pa dashje, këto janë kushtet.


Meqë ra fjala, a e more diskun e festës së abetares, se dua ta shoh. E kam parë një ditë në prova në koridorin e shkollës, se në festën e tyre nuk shkova dot. Sa bukur e ka luajtur pjesën!

Nuk e kam marrë akoma, por dhe mësuesja i tha : “Të lumtë!” Biles kur ka heq maskën, janë ngritur në këmbë të gjithë prindërit dhe e kanë duartrokitur. Edhe ai është artist, ai që luajti rolin e gjahtarit. Edhe me atë të del goja pas shpine duke e këshilluar që të përshtatet në klasë, të rrijë urtë dhe të bëjë detyrat, ai i bën por kur të dojë ai, jo kur t`i thotë mësuesja. “Më prit deri në pranverë, se do të bëhem i mirë”, - i kishte thënë mësueses. Që të përballosh nxënësit në klasa të tilla sot, duhen dy mësuese në një klasë, ose ndani klasat, kaloni një pjesë pasdite.  

-Hajde shpirt, fëmijës klasë e tretë, ka thënë mësuesja që të bëjmë diktim në shtëpi.  

-Jo mami, nuk dua diktim, më jep një detyrë ta kopjoj vetë. 

-Mirë, do të shkruash këto shprehje, që kanë thënë të rriturit për vendlindjen, për edukimin, për arsimin, (në fakt ishin mendime pedagogjike, që i kisha marrë nëpër librat universitarë, kur isha studente dhe i kisha shkruar në nëpër fleta). Si shkruajti gjysmën e tyre fëmija i klasës së tretë tha: “mami ku i ke gjetur këto fjalë kaq të bukura?”  

-Të pëlqejnë?  E kupton mesazhin, që përcjellin? 

- Po, e kuptoj, më pëlqejnë shumë, por s`i përfundoj dot të gjitha do t`i shkruaj dhe nesër ca. 

Me vete mendova…edhe në këtë moshë, fëmijët s`duan më shkrime për kukulla, kartona, dhe fantazma. Në këtë pjesë dhe me kurikulën e re vërtetë janë para mësuesve nga kukullat e Bang-Bang dhe Cufos. Më jep diçka të re i kishte Miri mësuses së pasdites, kur bënte detyrat shtëpisë, këto i di i kam parë në kukulla. I ke parë thjesht di kuptimin por tani do të mësojmë dhe t`i shkruajmë. Nuk i dua, nuk i dua, mësoj të shkruaj dhe më mirë duke dëgjuar apo duke më lexuar diçka tjetër të re që s`e di.   


Kur e pyetën një prind se si ia ke arritur, e ke mësuar fëmijën në këtë moshë kaq të vogël që po lexon libra, është dhe çështje shikimi, jo vetëm mësimi, - iu përgjigjet prindi.

Pse nuk shkon në kopësht fëmija 4-5 veçar, sepse nuk ambjentohet me numrin e madh të fëmijëve në ato/publike, dhe s`i pëlqen rutina në ato private, dhe pse ka prindër model dhe intelektual. Ai e ka nuhatur se është më mirë dhe me më shumë liri/qetësi e përkushtim në shtëpi me gjyshërit. 

Pse nuk vjen në shtëpi me shokët/shoqet e klasës së katërt, e bën rrugën vetëm? Sepse s`i duroj dot cingërimat dhe fiskamat kote të tyre në klasë, dhe rrugës të më shurdhojnë.  

E ke sjell dhe fëmijën tjetër në paraprovim, do t`i sjellësh të dy në shkollë jopublike, ai hidhet në klasë të tetë, është i rritur. 

S`kam rrugë tjetër, shokët e tij në klasë e pinë ndonjë cigare, dhe … 

Në këtë moshë! Po mësuesit ku janë? Mësuesit janë, i ke për në klasë, nuk i ke për pas shkolle, pas mësimit, as rrugës për në shtëpi. Ja vlen të mblidhemi një çikë dhe të parandalojmë sjellje, jo të shkatërrohemi duke i shëruar pastaj dhe s`e di a ia arrin. 

Po ti pse këtu në privat?

Sepse më ngeli në telefon dhe kompjuter gjithë ditën. Të paktën e di se deri në orën katër -pesë të mbasdites, nuk do të ketë shansin as t`i shohë jo më të luaj. Pastaj kushtet, hapsirat, mësuesit e profilit për çdo lëndë, rregulli dhe disiplina që janë njëshi për edukim, mos të “qahem” si prind se nuk e bëra deyrën time.   

Keni të drejtë.  

Si t`u duk paraprovimi?

As i lehtë as i vështirë. 

Sa pyetje kishe, fëmijës së klasës së gjashtë?

Rreth 55 pyetje. Në katër lëndë gjuhë, matematikë, dituri dhe anglisht.

Sa bukur! Këto paraprovime i bëjnë që t`i shohin nxënësit se në çfarë niveli/shkalle i morën dhe si do të ecin  në shkollën e tyre, por po kaloj numri njëzet e pesë dhe në klasat jopublike, prishet cilësia dhe aty dashje pa dashje. Po në shkollat publike a i bëjnë këto testime të tilla kur marrin nxënës të rinj nëpër klasa, gjatë vitit shkollor apo në fillim? Po mësuesit kur marrin një klasë të re, për të ditur nivelin e klasës njëherë, por që shpëton dhe veten pastaj, se në fund i nxjerr paraprovimin/testimin dhe i thotë në këtë nivel e mora, në këtë e ke.   


Po marr shkas nga një thënie e psikologes STACIA TOWSCHER që thotë; “Ne shqetësohemi se  çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë se ai është dikushi sot.”  


Vërtetë “Edukimi është pashaporta për të ardhmen, e tashmja u përket mësuesve që po e përgatisin sot”- Malcom X, dhe përgjegjës për këtë do të jenë mësuesit, por në këto periudha tranzicioni që po kalon vendi ynë përgjegjës do të jenë dhe prindërit, si dhe transparencë do të thotë që CV-të e mësuesve të jenë të afishuara te faqja zyrtare e shkollës ku japin mësim. Sepse “Detyra e një mësuesi modern nuk është të presë xhunglën, por të ujisë shkretëtirën.” -C,S,Lewis, prandaj duhet të reagojnë për kushtet numrin e nxënësve që të arrijnë në cilësinë e mësimdhënies, si dhe të “autoritetit” të tyre.  


Drita (Gjaci) Topjana, mëusese e Arsimit Fillor, Qershor 2019

10,176 Lexime
4 vjet më parë