RAST SUKSESI

Studenti nga Kosova shkëlqen në Londër

Endri Shema, emër ky që u dëgjua nga 130 nacionalitete të ndryshme, në ceremoninë e diplomimit të HULT University në Londër, si nxënësi më i shquar dhe me notën mesatare më të lartë në gjeneratë.

Endri Shema, emër ky që u dëgjua nga 130 nacionalitete të ndryshme, në ceremoninë e diplomimit të HULT University në Londër, si nxënësi më i shquar dhe me notën mesatare më të lartë në gjeneratë.


Endri, nga të qenurit nxënës i American School of Kosova, vazhdoi studimet në HULT International Business School, ku në secilin vend ku u zhvillua programi, si në Londër, Shanghai ashtu edhe në Dubai, ai arriti të veçohej për nga aftësitë dhe përkushtimi i tij.


Në ceremoninë e diplomimit, kur emri i tij u thirr për arritjet e tij të mëdha gjatë studimeve, ai u ngrit plot krenari duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar. “Kurrë në jetë s’jam ndjerë më shumë krenar se sa sot të them se jam Kosovar e ta shpreh para të gjithëve!" -tha Endri i emocionuar.


Për më tepër, tema e diplomës së Endrit, me titullin “Të ia dalësh pavarësisht vështirësive: Vështirësitë, Strategjitë dhe Resurset që përdorin gratë lidere të Kosovës për të pasur sukses në një vend maskilist si Kosova”, jo vetëm që u vlerësua me notë maksimale, mirëpo u përzgjodh që të prezantohej në një ndër konferencat më të mëdha botërore të menaxhmentit, SMA Conference 2019, në Virgjinia, Amerikë.


E padyshim që “ky është vetëm fillimi” i sukseseve të tij, siç thekson edhe vet ai. American School of Kosova vazhdon të bëj përpjekje të fuqishme që të shtyjë nxënësit e saj të punojnë me tërë kapacitetin që kanë dhe t’i pergatisë ata për suksese të tilla brenda dhe jashtë vendit. American School of Kosova është krenare me Endrin dhe nxënësit tjerë që po bëjnë ndryshimin në botë.



(Portali Shkollor)

3,006 Lexime
4 vjet më parë