PROFIL

Të dështosh deri në sukses, historia e studentit nga Korça i cili realizoi një ëndërr

Pas çdo historie suksesi janë orë pune përgatitore të fshehura që askush nuk i sheh! I tillë është dhe rasti i studentit Gergji Liço, frymëzues për shumë të rinj që duan të realizojnë ëndrrat e tyre. “Puno, beso dhe fito!”, kështu mund të përmblidhet historia e tij e suksesit, që me sa duket sapo ka filluar.

Gjergji Liço, edhe pse ende 21 vjeç ka arritur të krijojë një karrierë të pasur. Ai tashmë mund të konsiderohet një shembull mjaft i mirë për të rinjtë shqiptarë që spikat për përpjekjet e realizimit të një ëndrre. Pasioni ka qenë shtylla kryesore e zhvillimit dhe identifikimit të vlerave të tij...


Ishte ende vetëm 6 vjeç, kur filloi së ndjekuri rregullisht edicionet e lajmeve ndërkohë kur të gjithë bashkëmoshatarët e tij ishin diku jashtë duke luajtur dhe argëtuar. Ishte pikërisht spikeri Dhimitër Gjoka shtysa dhe shembulli i tij i parë për të ndjekur dhe imituar profesionin e gazetarisë. Gjatë një intervistë të zhvilluar me të,  ai flet për sfidat me të cilat është përballur dhe si e ka gjetur çelësin e suksesit.


Kujton ende me po të njëjtën nostalgji kohën kur provat e tij të  para si gazetar i së ardhmes  i zhvillonte vetëm me një mikrofon dhe telefon të thjeshtë lodër. 

Tashmë student në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane në Korçë, duke nisur kështu rrugëtimin e tij të studimeve për administrim dhe politika sociale ku qëllimi i tij nuk ka qenë të bëhej gazetar, por gjithashtu nuk kanë plan të heqë dorë nga asnjëra prej tyre. 

I aposionuar pas gazetarisë, që në moshë të hershme filloi të shkruajë dhe ka arritur të publikojë shumë artikuj të tij në portale të ndryshme dhe gazeta. Ku vlen të përmenden: “Devolli  prodhon për të hedhur”, “Sirianët kalojnë kufirin shqiptar” etj. Shkrimi është gjithmonë arti që jeton brenda një gazetari. S’kishte si të ndodhte ndryshe edhe në këtë rast. 

Gjergji është i apasionuar me shkrimin , madje ai ndan me ne dëshirën e tij të fundit për botimin e një libri me poezi. Një ndërthurje e politikës sociale dhe gazetarisë ka bërë që ai të jetë i suksesshëm në atë që bën. 


Sfidat kanë qenë të shumta ku një ndër to ka qenë njohja e paktë me këtë profesion për shkak se vinte nga rrethina, mungesa e eksperiencës dhe koha e kufizuar për shkak të studimeve. 


Megjithatë këto sfida ishin shumë të vogla për para pasionit të tij. Tanimë është zotëruesi një faqe në Facebook me karakter informativ, publikimin e shkrimeve në portale të ndryshëm dhe gazeta, duke qenë kështu gjithmonë në kërkim të mundësive të reja në këtë fushë. Ka qenë eksperienca e tij më me vlerë ajo në Top Channel e cila i hapi shumë dyer, tregoi aftësitë e tij,  u bë pjesë e televizionit dhe xhirimeve në terren. Edhe pse nuk mundi të arrinte deri në finale për të ka qenë fitorja më e madhe që ka arritur në këtë profesion. Aty ku ëndrra e tij po bëhej realitet. Pas përfundimit të kësaj experience ju ofruan shumë mundësi punësimi ku mund të ushtronte profesionin e gazetarisë. Tani Gjergji Liço është çdo ditë e më tepër në perfeksionimin e ëndrrës, e cila e mbush me kënaqësinë e asaj ç’ka bën. Tashmë i punësuar si gazetar/reporter dhe spiker tek edicioni informative “Çfarë ndodhi ?!”  tek  Korça Plus . 


Ai ndan me ne një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Provoni çdo gjë në jetë ,vetëm përmes dështimeve arrini sukses. Ëndrra vazhdon!”.



Sipas tij :“ Duhet të humbasësh për ta kuptuar se sa i aftë je për ta bërë ëndrrën realitet”.



Përgatiti: Marina Kërçeli


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,319 Lexime
3 vjet më parë