Tekste shkollore

Tekste të reja nga ALBAS, miratuar nga MASHT, Kosovë

Të nderuar mësimdhënës/e, duke ju uruar një vit shkollor të suksesshëm, ju prezantojmë tekstet e reja që u shtohen botimeve shkollore ALBAS për vitin shkollor 2023-2024, klasat 1- 5.

Të nderuar mësimdhënës/e,

Duke ju uruar një vit shkollor të suksesshëm, ju prezantojmë tekstet e reja që u shtohen botimeve shkollore ALBAS për vitin shkollor 2023-2024, klasat 1- 5:


Matematikë 1

Art figurativ 1

Edukatë fizike 1

Edukatë fizike 2

Edukatë muzikore 2

Njeriu dhe natyra 2

Shkathtësi 5

Njeriu dhe natyra 5


Këto tekste shkollore, të hartuara mbi bazën e kurrikulës bërthamë për arsimin fillor të miratuar MASHTI, janë përfshirë në katalogun e teksteve shkollore për vitin shkollor 2023-2024. Gjatë hartimit të tyre është pasur parasysh përshtatja me nivelin dhe moshën e nxënësve, përmbushja e të gjitha kompetencave mësimore, integrimi ndërlëndor dhe gjithëpërfshirja e nxënësve.


Tekstet janë të shoqëruara me fletore pune, ku nxënësi praktikon njohuritë e marra në çdo temë mësimore nëpërmjet ushtrimeve dhe veprimtarive individuale apo në grup. Gjithashtu, ka dhe informacione shtesë (kuriozitete), që i inkurajojnë ata të hulumtojnë edhe më tej, duke i nxitur të menduarit kritik e krijues.

Me shumë vlerë janë edhe librat e mësuesit, të cilët u vijnë në ndihmë arsimtarëve për të realizuar në orën e mësimit të gjitha kompetencat që përmban kurrikula përkatëse. 

Për përgatitjen e këtyre paketave kanë punuar autorë profesionistë të fushave gjegjëse, profesorë universiteti dhe mësues me përvojë.


Po kështu tekstet janë mjaft të pasura me ilustrime, foto, skema e grafikë të përshtatshëm për moshën, të realizuar nga një ekip specialistësh të artit grafik. 

Këto tekste janë dhe në formatin digjital, për të bërë të mundur për një mësimdhënie sa më efikase dhe bashkëkohore.

Ndërsa me anë të linqeve të mëposhtme po jua bëjmë më të lehtë qasjen në:


*Katalogun 1-5 (gjeni librat e nxënësit, fletoret e punës dhe librat e mësimdhënësit)


*Tekstet e reja që u shtohen botimeve ALBAS për vitin shkollor 2023-2024 për nxënësit e klasave 1-5 (gjeni librat e nxënësit, fletoret e punës dhe librat e mësimdhënësit)

 

*Tekstet 6-9 (gjeni librat e nxënësit, fletoret e punës dhe librat e mësimdhënësit):


*Libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore


*Për shfletimin e librave


*Planet


Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju urojmë punë të mbarë!


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,344 Lexime
7 muaj më parë