QENDRA E TRAJNIMEVE ALBAS

TIRANE, 23 DHE 24 nëntor trajnim "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”

Më datë 23 dhe 24 nëntor zhvillohet trajnim në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit.

Në datë 23 dhe 24 nëntor  zhvillohet trajnim në Tiranë, në Qendrën e Trajnimeve Albas, autostrada Tiranë-Durrës, km 4, për modulin “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuar në arsimin gjithëpërfshirës”, i cili përmban 1 kredit dhe kushton 2 mijë lekë. Pagesa kryhet në çdo degë të Raiffaisen Bank pasi të kryeni procesin e regjistrimit. 

Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:

• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.

• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.

• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.

Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën trajnime@albas.al

Mbetemi në kontakt për çdo paqartësi apo nevojë që ju keni nëpërmjet numrave të telefonit dhe adresës së e-mailit. 


(Portali Shkollor)

631 Lexime
7 muaj më parë